Operatori i Sistemit te Transmetimit

Pershkrimi i Sistemit te Transmetimit - OST
December 14, 2019 webdev

Pershkrimi i Sistemit te Transmetimit

Sistemi i transmetimit të energjisë elektrike të Shqipërisë përbëhet nga linjat me një nivel të tensionit 110 kV, 150 kV, 220 kV dhe 400 kV, nënstacionet përkatëse në këto nivele të tensionit, dhe të gjithë paisjet, funksionet e të cilave përfshihen në transmetimin e energjise elektrike.
Burimet kryesore të prodhimit të energjisë elektrike janë të lidhura me qendrat kryesore të konsumit nga rrjeti 220 kV dhe më tej përmes transformimit 220/110 kV (rrjeti 110 kV furnizon të gjitha nënstacionet e shpërndarjes 110 kV që përfaqësojnë kryesisht nyjen e ngarkesës).
Rrjeti 110 kV shtrihet në të gjitha zonat urbane në Shqipëri dhe furnizon nënstacione të tensionit 110 kV që i përkasin sistemit të shpërndarjes, si dhe klientët e tjerë të cilët janë të lidhur direkt me këtë rrjet. Disa nga centralet, që arrijnë në rreth 435 MW në kapacitet prodhimi, janë të lidhur me rrjetin 110 kV dhe shumë të tjerë që janë në fazën e ndërtimit janë parashikuar të lidhen së shpejti ne nivelin 110 kV dhe 220 kV.

Shqipëria ka në funksion gjashtë linja interkoneksioni me shtetet fqinje.

OST ka në administrim 15 në nënstacione transformuese 400/220 kV; 400/110 kV dhe 220/110/TM kV me fuqi të përgjithshme 4471 MVA.

Numri i Nënstacioneve kV  Vendodhja
1 400 Tiranë
1 400 Elbasan
1 400 Korçë
1 400 Koman
4 220 Shkodër
3 220 Tiranë
2 220 Fier
1 220 Elbasan
1 220 Burrel
Gjatësia e linjave të sistemit të transmetimit, në përputhje me nivelin e tensionit është si në vijim:

Linjat e transmetimit   Km
Linja 400 kV 445.7 Km
Linja 220 kV 1250 Km
Linja 110 kV 1625.66 Km
Linja 154 kV 34.4 Km

Plafikimi dhe Zhvillimi
Projekte të përfunduara

1.NDERTIMI I LINJËS SË INTERKONEKSIONIT 400 KV TIRANA 2 – KOSOVA B
Financimi i projektit bëhet nga Qeveria Gjermane nëpërmjet Bankës KfW .
Linja 400 kV do të ketë një gjatësi prej 242 km (162.5 km linjë e re dhe 80.5 km plotësim i qarkut të dytë në pjesën e parë të linjës së përfunduar Tiranë ë Podgoricë), 155.5 km në territorin e Shqiperisë.Projekti ka hyrë në fazën e impementimit dhe pritet të jetë në operim të plotë brenda vitit 2016.
2. NDERTIMI I QENDRES SE RE KOMBETARE DISPECER
Sistemi i ri i kontrollit SCADA/EMS i qendres kombetare Dispecera eshte nje nga projektet me te rendesishme te operatorit te sistemit te transmetimit.
Njesia qendrore e sistemit te ri SCADA/EMS dhe facilitetet per shfrytezimin e tij, jane perqendruar provizorisht ne sallen e kontrollit te N/st 400 kV Tirana2.
Ky projekt eshte teper kompleks dhe perfshin:
⦁ Sistemin e telekomunikacionit ku perfshihet shtrirja e rreth 450 km fiber Optike (OPGW) dhe paisjet e tjera te telekomunikacionit si RTU, PLC, MUX, PABX, qe realizojne marrjen e te dhenave per sistemin SCADA dhe EMS nga N/stacionet e Sistemit te Transmetimit, Centralet e KESH dhe N/stacionet kryesore te CEZ Shperndarje.
⦁  Sistemin SCADA me funksionet e Grumbullimit te dhenave, Perpunimit e ngjarjeve, Llogaritjen e te dhenave, Monitorimin e kufirit te parametrave, Raportimet, Komandimin ne distance, etj.a
⦁ Sistemin e menaxhimit te energjise (EMS) me funskionet e Parashikimit te ngarkeses, menaxhimit te rezerves hidraulike, Angazhimin e gjeneratoreve, Vleresimin e transaksioneve, Vleresimin e gjendjes, Kalkulimin e flukseve te fuqise, Analizen e pasigurise, etj
⦁ Kontrollin automatik te gjeneratoreve (AGC) te Kaskades se Drinit, per kontrollin fuqi frekuence dhe ruajtjes se balancit te shkembimit me fqinjet.
⦁ Ndertesen e re te qendres dispecer dhe OST
Sistemi SCADA/EMS mundeson kontrollin dhe monitorimin ne kohe reale nga qendra kombetare dispecer te sistemit elektroenergjetik, operimin e tij ne menyre optimale nga pikpamja teknike dhe ekonomike duke rritur besueshmerine e funksionimit dhe cilesine e sherbimit te energjise elektrike. Ai optimizon shfrytezimin e perbashket te rezerves ujore te kaskades se Drinit, burimeve te tjera te prodhmit te energjise elektrikie dhe shkembimet me fqinjet. Sistemi SCADA/EMS eshte nje mjet i domosdoshem per operimin ne tregun rajonal te energjise elektrike, per te cilin qeveria Shqiptare ka marre angazhimiet perkatese prane institucioneve te BE. Sistemi mundeson marrjen dhe dergimin e te dhenave ne kohe reale me sistemet fqinje me te cilat OST ka lidhje interkoneksioni. Venia ne operim e ketij projekti eshte kusht i domosdoshem per operimin e sistemit tone elektroenergjeitk ne paralel sinkron me rrjetin europjan te transmetimit ne perputhje me te gjitha kriteret teknike, dhe eshte kushti i fundit teknik per antaresimin e OST ne Rrjetin Europjan te Operatoreve te Sistemit te Transmetimit per energjine elektrike (ENTSO-E) Projekti eshte ne fazen e kolaudimit, nderkohe ndertesen e re e qendres dispecer dhe OST ka mbetur e pa perfunduar per shkak te falimentimit te kontraktorit Falcione Itali. Nga takimet e shumta me kontraktorin ABB Itali, lider i konsorciumit ABB&Falcione, eshte rene dakord qe godina te perfundoje nen pergjegjesine e ABB si shoqeri lider e ketij konsorciume. Koha e perfundimit te nderteses eshte parashikuar te jete fillimi i vitit 2015.
3. Fuqizimi i rrjetit te Transmetimit 110 kV te Jugut te Shqiperise
Projekti financohet nga nje kredi e qeverise gjermane, nepermjet bankes KfW dhe perfshin ndertimin e:
(i) linjes dyfishe 110 kV Vlore – Sarande, rreth 105 km e gjate
(ii) linjes 110 kV Erseke – Permet ,rreth 55 km e gjate
(iii) Rikonstruksionin e linjes 110 kV Korce – Erseke, 36 km e gjate
(iv) Rikonstruksionin e linjes 110 kV Permet – Kelcyre – Memaliaj- Ballsh -Fier.
(v) qarkun e dyte te linjes 110 kV Zemblak – Korce
(vi) fuqizimin e nenstacionit 400/110 kV Zemblak, 150 MVA
Projekti, eshte ne fazen e implementimit dhe pritet te jete ne operim te plote ne fund te vitit 2015. Sic shihet projekti ka nje shtrirje mjaft te gjere duke perfshir pjesen perendimore dhe ate lindore te jugut te Shqiperise. Ndertimi i linjes 110 kV Babice – Sarande, mbyll ne unaze nje pjese te rendesishme te rrjetit elektrik 110 kV, duke plotesuar kriterin e sigurise statike N-1. Kalimi i linjes ne zonen e bregut te Jonit krijon mundesine e ndertimit te N/st 110/20 kV ne kete zone, per te permirsuar infrastrukturen elektrike, si nje domosdoshmeri per zhvillimin e turizmit. Fuqizimi i N/st 400/110 kV Zemblak dhe zgjerimi i rrjetit 110 kV ne zonen juglindore, gjithashtu do te mbylle ne unaze nje pjese te rrjetit ekzistues 110 kV. Ne keto kushte krijohet mundesia e furnizimit te zones Jugore, nepermjet fluksit te fuqise qe futet nga N/st 400/110 kV i Zemblakut. Per pasoje do te reduktohet fluksi i fuqise qe vjen nga linjat e largeta te rrjetit 220 kV, duke balancuar me mire dhe vet unazen 220 kV te Jugut, qe perben nje problem per sigurine e furnizimit te nje zone te gjere. Kalimi i linjes 110 kv ne luginen e Vjoses do te krijoje mundesine e lidhjes ne rrjetin transmetues te nje pjese te centraleve qe do te ndertohen ne rrjedhjen e ketij lumi.
Projekti ne teresi eshte i justifikur nga eleminimi i energjise se mosfurnizuar dhe nga perfitimi i madh qe sjell ne reduktimin e humbjeve te energjise elektrike.

Zhvillimi i rrjetit të transmetimit në përputhje me parashikimet afatgjata dhe me planet e zhvillimit të sektorit elektroenergjetik në tërësi është një nga funksionet themelore të OST-së dhe përbën një domosdoshmeri për kryerjen e funksioneve të saj. Gjatë viteve të fundit janë kryer një sërë studimesh të sistemit të transmetimit që kanë përcaktuar projektet kryesore të nevojshme për zhvillimin e tij. Disa nga këto projekte janë në fazë implementimi dhe të tjerë, për të cilët është siguruar financimi nga institucione financiare ndërkombëtare do të vihen në operim në një periudhe kohore të përcaktuar.

Planifikimi dhe Zhvillimi_2020-2023

Projekti për instalimin e Matjes në Konsumatorët TM dhe Qendra e Menaxhimit të informacionit.
Operatori i Sistemit te Transmetimit nepermjet financimit te vet dhe te International Bank for Reconstruction and Development (IBRD) po zbaton projektin i zhvilluar nen komponentit 3 te programit “Rimekembja e Energjise” “Supply and Installation of Transmission Meter / data Center”.
Ne kete projekt perfshihet instalimi i matesave te rinj te quajtur “Smart Meter” ne konsumatoret e Tensionit 35 kV, 20 kV, 10 kV dhe 6 kV, fiderat e shperndarjes se energjise elektrike ne tension 35 kV, 20 kV, 10 kV dhe 6 kV, prodhuesit e pavarur te energjise elektrike te lidhur ne tension 35 kV, 20 kV, 10 kV dhe 6 kV si dhe ngritjen e qendres se Menaxhimit te te dhenave prane OST sh.a.. Realizimi i ketij projekti do te krijoje kushtet e nevojeshme per te realizuar daljen e ketyre konsumatoreve ne tregun e lire te energjise elektrike. Ne kete projekt jane parashikuar te instalohet sistemi i ri i matjes per 1167 fidera, 1067 konsumatore si dhe 94 IPP. Qendra e te dhenave do te kete mundesine e perpunimit te 50 000 pika matje me mundesi shtese deri ne 70 000 pika. Sistemi i ri i matjes mundeson matjen e energjise ne kohe reale.

Projekti Eficenca e Energjisë
Projekti është financuar nga Qeveria Gjermane, nëpërmjet Bankës KfW.

Ky projekt do të bëjë të mundur rritjen e besueshmërisë së funksionimit të rrjetit 220 kV të rajonit të Durrësit dhe të Jugut të Shqipërisë duke plotësuar kriteret teknike të sigurisë dhe cilësisë. Gjithashtu ky projekt do të përmirësojnë kushtet aktuale të furnizimit me energji elektrike të qytetit të Tiranës, duke konsideruar që një pjesë e rëndësishme e rrjetit unazor 110 kV që furnizon me energji elektrike nënstacionet e sistemit të shpërndarjes në zonën e Tiranës.

⦁ Instalimi i dy transformatorëve 220/110/20 kV me fuqi 150 MVA në Nënstacionin e Rrashbullit.
⦁ Ndërtimi i një Nënstacioni të ri Tirana (3) 400/110/20 kV si edhe përforcimi I Nënstacioneve Tirana 1, Traktori dhe Selita.
⦁ Ndërtimi i një linje të re me dy qarqe 220 kV Tirana 2 – Rrashbull dhe dy dalje të reja përkatësisht në Nënstacionin Tirana 2 dhe Rrashbull.
⦁ Ndërtimi i unazës 110 kV: Tirana 1 – Traktori linjë kabllore 110 kV,
⦁ Tirana 3 – Traktori linjë 110 kV pjesërisht kabllore dhe pjesërisht ajrore,
⦁ Tirana 3 – Selita linjë 110 kV pjesërisht kabllore dhe pjesërisht ajrore.
Ndërtimi i linjës së interkonjeksionit 400 kV Elbasan2 (Shqipëri) – Bitola (Maqedoni) dhe Elbasan2 – Fier si dhe si dhe zgjerimi i nënstacioneve Elbasan2 dhe Fier
Financimi i këtij projekti, do të sigurohet nga Bashkëpunimi Gjermano-Shqiptar i Zhvillimit.

Ky projekt përforcon lidhjet interkonektive me rrjetin rajonal te energjise elektrike, duke krijuar kushte për shkëmbime tregtare dhe tranzitime pa kufizim të energjisë elektrike në rajon, zhvillon rrjetin 400 kV në zonën Jugore të Shqipërise ku parashikohen të zhvillohen burimet e ardhshme të prodhimit të energjisë elektrike, dhe si pjesë e infrastrukturës së Korridorit të Tetë Evropian krijon mundësi të mira për lidhje nëpërmjet kabllit nënujor me Italinë.

Remonte të Planifikuara
NDERPRERJET E PLANIFIKUARA TE INTERKONEKTOREVE
Nst. 1 Nst. 2 OST-1 OST-2 kV Periudhae ndërprerjes 1 Periudha e ndërprerjes 2
Koplik Podgorica 1 OST CGES 220 3/30/2020 3/31/2020
Tirana 2 Podgorica 2 OST CGES 400 4/1/2020 4/3/2020
Zemblak Kardia OST IPTO 400 6/15/2020 6/29/2020
Fierza Prizren 2 OST KOSTT 220 5/6/2020 5/8/2020 9/8/2020 9/9/2020
Koman Kosovo B OST KOSTT 400 4/7/2020 4/8/2020 8/31/2020 8/31/2020

Shënim:
Aktualisht remontet e planifikuara janë ndërprerë për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore shkaktuar nga COVID-19.

Strategjia Mjedisore
OST sh.a vlerëson ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit dhe vazhdimisht punon për përmirësimin e performancës mjedisore në të gjithë aktivitetin e saj dhe është e pajisur me Certifikatë nr. AQC/A/35592018, sipas standardeve ISO 14001:2015 në fushën e menaxhimit mjedisor.
Certifikata-Mjedisore-ISO-14001.2015.
Pjesa thelbësore e Sistemit të Menaxhimit Mjedisor, është manuali i SMM, në përbërje të të cilit është Politika Mjedisore që siguron aktivitetin e kompanisë në përputhje me kërkesat e legjislacionit për mbrojtjen e mjedisit. Zbatimi i Politikës Mjedisore realizohet nëpërmjet planeve të veprimit, duke detajuar të gjitha aspektet mjedisore të identifikuara.
Manuali Mjedisor-ISO-14001
Politika-Mjedisore
Politika Mjedisore e OST-së mbështetet në tre shtylla kryesore:
⦁ Menaxhimi i çështjeve mjedisore të OST-së në përputhje me ligjet, rregulloret dhe kërkesat mjedisore të infrastrukturave të sektorit të energjisë elektrike.
⦁ Përmirësimi i performancës mjedisore, nëpërmjet sensibilizimit të stafit, personelit dhe trajnimet përkatëse mbi çdo problematikë mjedisore që konstatohet gjatë punës se tyre.
⦁ Parandalimi dhe zbutja e ndikimeve mjedisore, monitorimi dhe kontrolli i emetimit të gazrave, pluhurave apo zhurmave gjatë punimeve, pikimeve te vajrave nga auto-transformatorët, menaxhimit të materialeve të dala jashtë përdorimit apo niveleve të vegjetacionit në terrenin e nënstacioneve, brenda standardeve të pranuara për të menaxhuar mbrojtjen dhe qëndrueshmërinë e burimeve natyrore, si edhe sigurinë e objekteve.
Gjatë vitit 2019- 2020 janë realizuar procedurat për mbrojtjen e mjedisit për projektet e financuara nga OST sh.a si mposht:
⦁ Rehabilitimi i impiantit 110 kV në N/Stacionin Laç 2 dhe rikonstruksioni i linjës TL 110 kV Laç 1 – Laç;
⦁ Ndërtim Magazine pranë nënstacionit 400 kV Kashar;
⦁ Rikonstruksioni i linjave 110 kV Laç2- Ura e Matit dhe Skuraj-Ura e Matit;
⦁ Ndërtimi i linjës 110 kV N/Stacioni Sallmone – Gjiri i Lalëzit;