Skip to content

Njoftim për konsumatorët Kurbin dhe Krujë

Njoftim për konsumatorët Kurbin dhe Krujë

Ju njoftojmë se, në datën 18/ 03/ 2024, nga ora 05:00 deri në orën 05:05 dhe në datën 19/ 03/ 2024, nga ora 05:00 deri në orën 05:05, do të stakohet për 5 minuta Linja 110 kV 110 – 22/1 Tirana 1 220 kV – Fushë Krujë, si kohë e domosdoshme për hapjen dhe mbylljen e Thikës 110 kV të Linjës 110 – 13 në Nënstacionin Fushë Krujë. Gjatë kësaj periudhe kohore, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Nënstacionet; Fushë Krujë, Krujë, Mamurras, Mobile Fushë Krujë,  si edhe disa zona në rrethin Krujë dhe Kurbin :

Qytet Fushë Krujë, Ashan, Lagjet SMT, Duhani, Pallati Hark, Grumbullimi, Kastriot, Hasan,Shelqet, Kullasë, Halil, Zezë, Nikël, Arrameras, Ura e  Gjoles, Fshatrat Larushkë, Tapizë, Shelqet, Verion, Gretë, Kërçaj, Goran, Fushë Krujë, Rinas(pjesërisht), Burgu i Fushë Krujës, Fabrika e Tullave, Fshat Fushë Krujë, Kodra e Qeleve, Borizan, Thumanë, Derven, Gramëz, Bregu i Lumit, Grizë, Pompat e Ujësjellësit Durrës, Brrok, Zallë, Makaresh, Gurore, Luz, Bilaj, Mërgjin, Budull, Bubq, Dari, Mazhë e Madhe, Mallkuç (Firma Ital Koli), Serat Private, Qyteti, Lagjet; Barosh, Perlat, Emiraj, Meçe, Berbere, Burgu, Pazari, Reparti Ushtarak, Qendra e Qytetit, Bashkia, Policia, Spitali, Fabrika e Këpucëve, Telekomi, Turizmi, Krastë, Pengile, Malësia e e Krujës, Lagjet Gëzim Zeneli, Hoxhë, Abazë, Spitali, Antenat, Brunz Mali, Ranzë, Isake, Fabrika e Drurit, Kroi i Madh, Kampi i Pionerëve.

Njoftojmë se, në datën 18/ 03/ 2024 nga ora 08:00 deri në orën 16:00 do të stakohet dhe tokëzohet Linja 110 kV 110 – 13 Fushë Krujë – Laç 1. Si rrjedhojë, do të mbeten pa energji elektrike Nënstacioni Mamurras, si edhe disa zona në rrethin Kurbin :

Mamurras, Bizneset në Autostrada, Abulena, Karburant Eri, Lagjja e Re, Lagjja Demokracia, Thumanë, Dukagjin, Zhej, Ujësjellësi Mamurras.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin !