Operatori i Sistemit te Transmetimit

Investimi i OST në Nënstacionin Laç2 - OST
April 30, 2020 Brisela Mehmetllari

Investimi i OST në Nënstacionin Laç2

Ministrja Belinda Balluku vizitoi nënstacionin Laç2, rikonstruksioni i të cilit përfundoi në prill të këtij viti. Ky investim ka transformuar rrënjësisht cilësinë e infrastrukturës duke ofruar një sistem operimi me kapacitet të lartë dhe siguri të shtuar në furnizimin me energji elektrike. Prej vitesh në këtë nënstacion nuk ishte bërë asnjë investim. Janë ndërruar tërësisht traktet e tre linjave 110kV: Laç1-Laç2, Ulëz-Skuraj-Laç2 dhe Lezhë-Laç2. Eshtë rikonstruktuar plotësisht linja 110 kV Laç 1 – Laç 2. Eshtë kryer instalimi i sistemit të ri DC (sallë baterish + radirizator) dhe instalacionet për kontrollin dhe monitorimin e nënstacionit duke përmirësuar cilësinë e transmetimit në rrjetin 110 kV. Nëpërmjet këtij investimi do të kemi rritje të kapacitetit të transmetimit me linjat e reja, ulje të nivelit të humbjeve, ulje të kohës së avarive për konsumatorët e zonës së Laçit si dhe mundësi për të absorbuar më mirë energjinë e prodhuar nga HEC-et e Ulzës dhe Shkopetit .