Operatori i Sistemit te Transmetimit

Investime kryesore të përfunduara në vite - OST
June 16, 2021 Specialist Specialist

Investime kryesore të përfunduara në vite

1.Ndërtimi i linjës së interkonjeksionit 400 kV Elbasan2 – Tirana2 – Podgorica

Linja e re e transmetimit midis Elbasan2-Tirana2-Podgorica 400kV krijon një lidhje të ngurtë midis Shqipërisë-Greqisë

dhe Malit të Zi dhe plotëson nevojat e Shqipërisë në planin afatgjatë.

Projekti përfshin:

  • Linja 400 kV Tirana2 (AL) – Podgorica (MN) me gjatësi 155 km (125.5 km pjesa shqiptare),

  • Nënstacioni 400/220/110 kV Tirana2 me kapacitet 2×300 MVA dhe 2×120 MVA,

  • 400 kV Tirana2-Elbasan2 me gjatësi 48 km.

Linja midis Shqipërisë dhe Podgoricës u vu në operim në maj 2011.

   2.NDERTIMI I QENDRES SE RE KOMBETARE DISPECER

Sistemi i ri i kontrollit SCADA/EMS i qendrës kombetare Dispecer është një nga projektet më të rëndësishme të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

Projekti është financim i Kooperacionit Italian, dhe konsiston në:

  • Sistemin e telekomunikacionit ku perfshihet shtrirja e rreth 450 km fiber Optike (OPGW) dhe paisjet e tjera te telekomunikacionit si RTU, PLC, MUX, PABX, qe realizojne marrjen e te dhenave per sistemin SCADA dhe EMS nga N/stacionet e Sistemit te Transmetimit, Centralet e KESH dhe N/stacionet kryesore te Shperndarjes.

  • Sistemin SCADA me funksionet e Grumbullimit te dhenave, Perpunimit e ngjarjeve, Llogaritjen e te dhenave, Monitorimin e kufirit te parametrave, Raportimet, Komandimin ne distance, etj.a

  • Sistemin e menaxhimit te energjise (EMS) me funskionet e Parashikimit te ngarkeses, menaxhimit te rezerves hidraulike, Angazhimin e gjeneratoreve, Vleresimin e transaksioneve, Vleresimin e gjendjes, Kalkulimin e flukseve te fuqise, Analizen e pasigurise, etj

  • Kontrollin automatik te gjeneratoreve (AGC) te Kaskades se Drinit, per kontrollin fuqi frekuence dhe ruajtjes se balancit te shkembimit me fqinjet.

  • Ndërtesën e re të qendrës dispecer dhe të zyrave qendrore të OST

Projekti është komisionuar në fund të vitit 2015 dhe Sistemi SCADA / EMS është në funksionim të plotë në Qendrën e Re Dispeçer.

3.Ndërtimi I Linjës së Interkoneksionit 400kV Tirana 2 – Kosova B

Financimi i projektit ë kryer nga Qeveria Gjermane nëpërmjet Bankës KfW .

 Projekti përfshin:

  • Zgjerimin e nënstacioneve: shunt reaktor i ri 120 MVAr në Nstacionin Tirana2; LFC e përbashkët për dy zona kontrolli (OST dhe KOSTT), Zgjerimi i Nënstacionit Kosova2.

  • Linja ajrore 400 kV. Gjatësia totale e linjës 242 km (162 km linjë e re dhe 80 km përfundimi i qarkut të dytë të pjesës së linjës Tiranë-Podgorica, nga Tirana në Laç Qyrsaqe), 90 km pjesë e Kosovës dhe 152 km pjesa shqiptare.

Linja midis Shqipërisë dhe Kosovës u komisionua në qershor 2016 por u vu në operim në dhjetor të vitit 2020.

4.Ndërtimi i zgjatimeve të linjave 110kV dhe nënstacioneve 110/35/20kV Orikum dhe Himarë

Projekti është një investim i qeverisë Gjermane financuar nga Banka kfW me vlerë 49 mil€.

Investimi përfshin:

  • Lot 1: Fuqizimi i Nstacionit Zemblak me njw transformator tw dytw me fuqi tw instaluar prej 150MVA, me vlerw 4.5 mil€

  • Lot 2: Linjën e re 110 kV Babicë-Sarandë rreth 104 km;

Linjën e re 110 kV Ersekë-Përmet, rreth 55.7 km;

Rikonstruksionin e linjës 110 kV Korçë-Ersekë 39km dhe Përmet-Këlcyrë-Memaliaj, rreth 79 km;

Qarkun e dytë të linjës dyfishe 110 kV Korçë-Zemblak, rreth 13 km;

Ndërtimi i zgjatimeve të linjave 110kV drejt Nënstacioneve të reja Orikum dhe Himarë me vlerë 32 mil€.

Lotet e mësipërme kanë përrfunduar në vitin 2015.

Lot 3: Ndërtimi I Nëstacioneve 110/35/20kV Orikum dhe Himarë me vlerë 6.2 mil €

Ndërtimi I këtyre nënstacioneve I shoqëruar dhe me zhvillimin e rrjetit nga operatori I shpërndarjes,

përmirëson në mënyrë rrënjësore cilësinë e shërbimit të energjisë elektrike në një zonë me përparësi për zhvillimin e turizmit.

Energjizimi dhe vënia në operim e këtyre nënstacioneve ka përfunduar në muajin korrik të vitit 2018.

5.Zgjerimi 400kV i Nënstacionit të Komanit me një autotransformator 400/220kV

Projekti është një investim i OST dhe qeverisë Gjermane financuar nga Banka kfW.

Vlera e financuar nga kfW është 6.3 mil €. Vlera e financuar nga OST është 3.5 mil€.

Investimi përfshin:

  • Instalimin e një autotransformatori 400/220 kV me fuqi të instaluar 345 MVA,

  • Zbarrë dyfishe 400 kV

  • Dy dalje linje 400 kV

Energjizimi dhe vënia në operim i nënstacionit është kryer në 15.11.2018.