Skip to content

Njoftim për konsumatorët Durrës – Shijak

Për remont të planifikuar të linjës 110kV Rrazhbull – Sallmone (Sukth),  të linjës 110kV Rrazhbull – Spitalle (Porto Romano), në datat 30 – 31 Mars 2022 nga ora 08:00 deri në orën 13:00

OST sh.a. njofton se në datën 30 Mars 2022 nga ora 08:00 deri në orën 13:00 do të stakohet linja 110kV Rrazhbull – Sallmone (Sukth). Si rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike nënstacionet Sallmone (Sukth), Gjiri i Lalëzit, si edhe disa zona:

Shijak, Bregu i Lumit, Punishte, Komunale, Fermë Sukth, Hidrovori, (Lagjia e Stallave), Bizneset gjatë autostradës, 4 Rrugët, Maminas – Shijak, S.M.T-ja, Grumbullimi, Maminasi, Sallmone, Gjiri i Lalëzit, Kompleksi Lura, Shënavlash.

OST sh.a. njofton se në datën 31 Mars 2022 nga ora 08:00 deri në orën 13:00 do të stakohet linja 110kV Rrazhbull – Spitallë (Porto Romano 2). Si rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike nënstacionet Spitallë (Porto Romano 2), si edhe disa zona:

Shënavlash, Vrine, Tregu i makinave, Zona idustriale e Spitallës, Qyteti Rinia,
zona djathtas hyrja e Durrësit ( ish këneta) deri te N/st Spitallë, ish-PTT Spitallë, Varrezat e reja, ish-Kimike dhe zonat rrotull deri te Hidrovori, Porto Romano, Zona e Kënetës,Durrës; Zona e Burgut, Rruga Aleksander Goga, ANOIL, Eropetrol, Intergaz, Serat, ADC, Universiteti, Zona Spitallë.

Falenderojmë për mirëkuptimin !