Skip to content

Formularet e aplikimit per kodet EIC

Alokimi i një kodi EIC për identifkimin e një pjesmarrësi tregu

Procesi i alokimit të një kodi EIC kalon në tre faza kryesore:

  • Aplikimi nga pjesmarrësi i tregut për një kod EIC kombëtar ose ndërkombëtar
  • Zyra LIO verifikon të gjitha informacionet e dhëna nga aplikuesi dhe gjeneron kodin EIC.
  • Zyra LIO e përfshin këtë kod në listën e kodeve aktive dhe e publikon në faqen e saj të internetit.

*Ne rastin e kërkesës për kod EIC ndërkombëtar, zyra LIO nuk e publikon direkt këtë kod por ajo e dërgon tek zyra CIO. Zyra CIO verifikon të gjitha të dhënat dhe e përfshin këtë kod në regjistrin e saj qendror, iu komunikohet të gjitha zyrave LIO aktive dhe i dërgohet zyrës LIO përgjegjëse për këtë kod në mënyrë që të publikohet dhe në websitin lokal të zyrës LIO.

Në mënyrë që një aplikuesi ti gjenerohet një kod EIC i tipit X duhet të plotësoje formën e aplikimit të dhënë më poshtë dhe të dërgojë një kopje të editueshme të formularit të plotësuar dhe një kopje të skanuar e cila ka firmën e aplikuesit.Këto dy dokumenta duhet të dergohen në adresen e email-it : lio.office@ost.al

Formulari-aplikimit-X-EIC Një nga detyrimet e aplikuesit të kodit EIC është leximi dhe aprovimi i Manualit të Referencës për kodin EIC (Energy Identification Coding Scheme) e cila gjendet në linkun e dhënë

Draft IEC 62325_