Treguesit energjitik kryesorë per sistemin e transmetimit ne vitin 2018

Njoftim për shtyp për stakim të Zbarrave 110kV në N/Stacionin Rubik , më datat 22-23/12/2018 nga ora 05:00 deri më 07:00
December 21, 2018
main indicators of the system for 2018
December 28, 2018

Treguesit energjitik kryesorë per sistemin e transmetimit ne vitin 2018

Kushtet e mira hidrologjike të ndodhura në 6-Mujorin e parë të vitit 2018 kanë patur ndikim pozitiv në parametrat kryesorë energjetik të vendit duke rritur gjenerimin nga prodhuesit e energjise elektrike në vend, pasi është tashmë e njohur që kapaciteti prodhues në vend është Hidro-gjenerues. Tregues i rëndësishëm për OST, i cili vlen të përmëndet, është energjia që hyn në Sistemin e Transmetimit e cila për vitin 2018 është në masën 9876GWh. Vihet re një rritje me rreth 23% e energjis elektrike e cila është injektuar në rrjetin e OST gjatë vitit 2018 krahasuar me vitin 2017.
Niveli i larte i prodhimit të energjis elektrike në vend gjithashtu ka sjell një rritje të sasisë së humbjeve në rrjetin e transmetimit e cila per vitin 2018 pritet të jetë në vlerën 244GWh, kjo e shkaktuar kryesisht nga korelacioni, ndërmjet prodhimit të energjis elektrike në vend dhe humbjeve në rrjetin e transmetimit të OST.
Si rezultat i injektimit të këtyre volumeve faktike (ne GWh) në rrjetin e transmetimit, nisur dhe nga topologjia e sistemit ku dhe përdoruesit e rrjetit janë të lidhur (rrjeti i shpërndarjes, rrjeti i transmetimit 110kV dhe 220kV), humbjet në rrjetin e transmetimit u rritën krahasuar me programimin duke ndikuar në shpenzimet e realizuara nga OST sh.a. per mbulimin e tyre.

 

 

Albanian