Operatori i Sistemit te Transmetimit

Sulm kibernetik mbi infrastrukturën teknologjike të OST sh.a. - OST
June 10, 2021 Fabiano Shehu

Sulm kibernetik mbi infrastrukturën teknologjike të OST sh.a.

Sot më date 10 qershor 2021, OST sh.a. zbuloi një indikator të kompromisit (IOC –indicator of compromise) të pranishëm në një nga platformat teknologjike më të rëndësishme tonat, atë të shërbimeve të tregut të energjisë. Si pjesë e procedurave tona të Reagimit ndaj Incidenteve të Sigurisë Kibernetike u zbulua se kemi të bëjmë me një sulm të tipit Zero-Day Hafnium, duke vënë në shënjestër server të shërbimit dhe komunikimit. Sektori i sigurisë kibernetike në OST, mundësoi izolimin e menjëhershëm të sistemit, duke vënë situatën nën kontroll për mos përhapjen e këtij sulmi.

Ju bëjmë me dije se shërbimi aktualisht nuk është i gatshëm. Operacioni plotësisht normal do të rivendoset sapo të jenë përfunduar të gjitha hapat për të garantuar sigurinë e sistemeve tona si pjesë e infrastrukturës të rëndësishme kombëtare të transmetimit të energjisë.