Operatori i Sistemit te Transmetimit

Operimi i Sistemit - OST
December 14, 2019 webdev

Operimi i Sistemit

OST sh.a. bën operimin e rrjetit  në përputhje me  dispozitat e Ligjit 43/2015 “Mbi sektorin e Energjisë Elektrike”, Kodin e Rrjetit të Transmetimit, Modelin e Tregut të Energjisë Elektrike, marrëveshjet dy ose shumë-paleshe si dhe aktet e tjera ligjore në fuqi.

Sistemi i Transmetimit operon në përputhje me të gjithë udhëzimet dhe politikat e ENTSO-E, veçanërisht parashikimet e e udhëzuesit mbi Sigurinë e Operimin të Sistemit të Transmetimit (SO GL).

OST sh.a, në rolin e Operatorit të Sistemit, operon Sistemin Elektroenergjetik:

  • duke përdorur teknikat më të mira bashkëkohore mbi operimin e sistemit të transmetimit dhe komponentëve të tij,
  • duke siguruar balancën ndërmjet gjenerimit, shkëmbimit dhe konsumit të energjisë elektrike.

OST sh.a. ne aspektin e operimit, ne permbushje te roleve te saj, realizon aktivitetin e meposhtem:

  1. Operimi i sistemit të transmetimit ne kufirin me perdoruesit te rrjetit, konform Kodit të Rrjetit te Transmetimit dhe standardeve të ENTSO-E.
  2. Planifikimi i mbulimit të kërkesës me bazë ditore/orare, skedulimi orar për çdo central dhe kontroll i nivelit te sigurisë së operimit duke përdorur kriterin e sigurisë n-1.
  3. Menaxhimi i shërbimeve ndihmëse, të domosdoshme për funksionimin normal të sistemit.
  4. Menaxhimi i gjenerimit dhe kërkesës se energjisë elektrike në kohë reale, duke siguruar balancën ndërmjet gjenerimit, shkëmbimit dhe konsumit të energjisë elektrike.
  5. Analiza e punës së Sistemit Energjetik dhe propozimi e masave për ruajtjen e sigurisë së punës, në koordinimin me Përdoruesit e Rrjetit dhe OST-të e rajonit.
  6. Parashikimi e punës së Sistemit Energjetik në terma afatshkurtër e afatmesëm.