Njoftim për shtyp për remonte të planifikuara në N/Stacionin Koplik, më 14/06/2018 ora 08:00 deri më 17:00
June 8, 2018
Njoftim për shtyp për remonte të planifikuara në N/Stacionin TEC Fier, më 21/06/2018 ora 09:00 deri më 13:00
June 19, 2018

RREGULLAT PËR MEKANIZMIN BALANCUES

 

 

Rregullat e Përkohshme për Mekanizmin Balancues të Energjisë Elektrike (Rregullat për Mekanizmin Balancues) rregullojnë tregun balancues përfshirë përgjegjësinë për balancim të pjesëmarrësve të tregut të energjisë elektrike, të drejtat dhe përgjegjësitë e ofruesve të shërbimeve balancuese, mekanizmin për përcaktimin e çmimit për shërbimet balancuese të shfrytëzuara nga Operatori i Sistemit Transmetues, mekanizmin për përcaktimin e çmimeve të disbalancave, kompensimin financiar të disbalancave të palëve përgjegjëse për balancim dhe çështje të tjera që lidhen me operimin e tregut sipas kërkesave që dalin nga Ligji nr. 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” në fuqi dhe korniza ligjore e Komunitetit të Energjisë.

Qëllimi është të sigurojë një mekanizëm balancues efikas dhe jo-diskriminues, i cili do të nxisë pjesëmarrësit e tregut që janë palë përgjegjëse për balancim për të mbajtur balancën e sistemit si dhe për të ofruar shërbime balancuese.

Albanian