Operatori i Sistemit te Transmetimit

Rikonstruksioni i Nënstacionit 110 kV Jagodinë - OST
April 28, 2020 Fabiano Shehu

Rikonstruksioni i Nënstacionit 110 kV Jagodinë

Projekti për rikonstruksionin e anës 110kV të nënstacionit Jagodinë ka përfunduar me sukses më datë 19.02.2020. Kohëzgjatja e projektit ishte 13 muaj. Investim me vlerë 224,458,560 lekë me TVSH.

Punimet e realizuara:
Demontimi i katër shtyllave 110kV dhe montimi i tre shtyllave të reja në hyrje të nënstacionit Jagodinë.
Demontimi i dy trakteve 110kV të linjave dhe montimi i katër trakteve të reja
Demontimi i një thike 110kV të seksionimit dhe montimi i një trakti te ri seksionimi
Demontim i një portali hyrës për linjat 110kV dhe montim i dy portaleve të reja për hyrjet e linjave
Ndërtimi i godinës së sallës të komandës ku janë të montuara pajisjet e komandimit, mbrojtjes rele, pajisjet e SCADA, rrymës së vazhduar (bateritë dhe radrizatorët),etj.
Montimi i paneleve të komandimit dhe mbrotjes rele.
Montim i skemës së re të rrymës së vazhduar i pavarur nga skema e pajisjeve të OSHEE-së
Montim i sistemit SCADA për komandimin dhe monitorimin në distancë nga QDS
Rikonstruksioni i rrugëve hyrëse dhe të brendshme të nënstacionit
Rikonstruksioni i rrethimit të nënstacionit

Impakti:
Rritja ndjeshëm e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të zonës naftëmbajtëse të Patos-Marinzes dhe konsumatorëve të tjerë që furnizohen nga ky nënstacion.
Skemë me besueshmëri të lartë e anës 110kV sepse konkretisht nga dy linja 110kV që furnizohej ky nënstacion dikur tashmë me skemën e re mund të furnizohet nga katër linja 110kV.
Rritja e cilësisë së furnizimit dhe skemës së linjave të transmetimit si rezultat i zëvendësimit të pajisjeve të amortizuara dhe të dala jashtë funksioni me pajisje të reja dhe të kohës.