Operatori i Sistemit te Transmetimit

Rikonstruksioni i Nënstacionit 110/35/6 kV të Rubikut - OST

Rikonstruksioni i Nënstacionit 110/35/6 kV të Rubikut

December 30, 2020
Posted in Projekte
December 30, 2020 elio cena

Rikonstruksioni i Nënstacionit 110/35/6 kV të Rubikut

Një tjetër punë e përfunduar me sukses.

Nënstacioni elektrik i Rubikut iu nënshtrua një rehabilitimi të plotë duke bërë të mundur rritjen e cilësisë së furnzimit me energji elektrike për banorët të cilët përfitojnë nga ky investim.

Ky nënstacion është ndërtuar në vitin 1960 dhe pas 60 vitesh kjo ishte ndërhyrja e parë e bërë për  rehabilitimin e tij.

Punimet e kryera për rikonstruksionin e nënstacionit konsistuan në :

1.      Ndërtimin e traktit të ri 110 kV për linjën L.110-23 Rubik – Reps2.

2.     Ndërtimin e traktit të ri 110 kV për linjën L.110-1 Rubik – Ulëz3.

3.     Ndërtimi i traktit të thikës seksionuese 110 kV4.

4.     Furnizim/Vendosje e dy seksioneve 110 kV5.

5.     Furnizimi/vendosje i paisjeve për sistemin e kontroll monitorimit6.

6.     Furnizim vendosje e paisjeve për sistemin e telekomunikacionit

7.     Rikonstruksioni i Sistemit të rrymës operative

8.     Rikonstruksioni i impiantit të ndricimit në rast emergjence

9.     Rikonstruksioni i Sistemit të tokezimit për sipërfaqen e impiantit 110 kV

10.   Rikonstruksioni i impiantit të rrymës alternative (ndricimi dhe forca motorike)

11.    Furnizim/Vendosje e kondicionerëve për sallen e komandës

12.   Punimet civile

Nëpërmjet këtij nënstacioni nga ana 35 kV furnizohet nënstacioni 35/6 kV i qytetit të Rrëshenit si dhe nga ana 6 kV furnizohen afërsisht 2000 abonentë familjare nëpërmjet fiderave dalës të OSHEE si dhe shumë subjekte të tjera private që operojnë në zonë.

Shtimi i kapaciteteve të transmetimit  i përgjigjet gjithashtu edhe zhvillimit turistik të zonës së Mirditës.