Operatori i Sistemit te Transmetimit

Rikonstruksioni i anës 110 kV në Nënstacionin Kajan. - OST
April 28, 2020 Fabiano Shehu

Rikonstruksioni i anës 110 kV në Nënstacionin Kajan.

Investim prej afro 1 milion euro. Projekti ka përfunduar me sukses më datë 23.01.2020 brenda një periudhe kohore prej 12 muajsh.

Punimet e realizuara:
Rikonstruksioni i zbarrave 110 kV të nënstacionit
Zëvendësimi me paisje të reja i dy trakteve 110 kV, të linjave 110 kV Kajan – Kuçovë dhe linjës 110 kV Kajan – Cërrik,
Rikonstruksioni i Sistemit të rrymës operative.
Rikonstruksioni i impiantit të ndricimit në rast emergjence.
Rikonstruksioni i Sistemit të tokëzimit për sipërfaqen e impiantit 110 kV.
Ndërtimi i një godine të re e cila shërben për vendosjen e të gjitha paneleve të mbrojtjes dhe komandimit të trakteve të linjave dhe zbarave dhe akomodimin në kushte më të mira pune të personelit operativ të nënstacionit.

Impakti:

Rritja e sigurisë dhe përmirësimi i furnizimit me energji elektrike të rreth 4 mijë konsumatorëve në qarkun e Elbasanit.
Rritja e cilësisë së furnizimit dhe skemës së linjave të transmetimit si rezultat i zëvendësimit të pajisjeve të amortizuara dhe të dala jashtë funksioni me pajisje të reja dhe të kohës.
Futja e sistemit SCADA për marrjen e informacionit në kohë reale dhe komandimi në distancë nga ana e Qendrës Dispeçer të Sistemit.
Skema e re e rrymës operative e ndarë nga ajo e OSHEE rrit në mënyrë të ndjeshme gatishmërinë e pajisjeve të komandim-monitorimit dhe mbrojtjes rele.
Rikonstruksion i plotë i rrugëve hyrëse dhe të brendshme të nënstacionit të cilat krijojne kushte optimale për hyrjen e mjeteve në raste ndërrimi ose riparimi të pajisje.