Operatori i Sistemit te Transmetimit

Politikat e Cilësisë - OST
October 19, 2021 Specialist Specialist

Politikat e Cilësisë

OST sh.a. është angazhuar të menaxhojë Sistemin e Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (SMSI); konform kërkesave të standardit ISO/IEC 27001:2013; të gjitha proceset që lidhen me transmetimin dhe ruajtjen e të dhënave sensitive të kompanisë OST sh.a. do të kryhen në përputhje më objektivat strategjik të biznesit:

  • Zhvillimi dhe zbatimi i politikave dhe proceseve për të siguruar Konfidencialitetin, Integritetin dhe Disponueshmërinë e të gjitha të dhënave kritike të informacionit dhe objekteve të përpunimit të informacionit;
  • Përputhja me kërkesat ligjore dhe rregullatore dhe detyrimet kontraktuale të sigurisë;
  • Përhapja e ndërgjegjësimit të sigurisë së informacionit në mesin e të punësuarve përmes trajnimeve të rregullta;
  • Menaxhimi i incidenteve të sigurisë në mënyrë efektive duke vendosur plane reagimi ndaj incidenteve të sigurisë;
  • Krijimi, zbatimi dhe testimi i Planeve të Vazhdimit të Biznesit; dhe
  • Përmirësimin e vazhdueshëm të SMSI përmes rishikimit të rregullt të objektivave të matshëm të sigurisë.

Objektivi kryesor i zbatimit të Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit në përputhje me kërkesat e ISO/IEC 27001:2013 në OST sh.a. do të jete mbrojtja e:

  • Konfidencialitetit,
  • Integriteti dhe disponueshmëria e informacionit (të dhënave),
  • Proceset e biznesit që përdorin objektet e përpunimit të informacionit nga të gjitha kërcënimet, qoftë të brendshme apo të jashtme, të qëllimshme ose aksidentale,
  • Sigurimi i vazhdimësisë së biznesit duke parandaluar dhe minimizuar ndikimin e incidenteve të sigurisë në mënyrë që të ruhet përputhshmëria ligjore, rregullatore dhe kontraktuale dhe,
  • Imazhi organizativ.

 

 

 

 

Në përkushtimin për ngritjen e cilësisë së punës dhe ekselencës së biznesit, OST sh.a. ka përgatitur dhe ndërtuar Sistemin e Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (SMSI), ISO 27001:2013.

Politika e Sigurisë së Informacionit -> Shkarko këtu