Operatori i Sistemit te Transmetimit

Pershkrimi i Sistemit te Transmetimit - OST
August 30, 2021 Specialist Specialist

Pershkrimi i Sistemit te Transmetimit

Në zbatim të Ligjit Nr. 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, “Sistemi i Transmetimit” është sistemi i përdorur për transmetimin e Energjisë Elektrike në tension të lartë dhe shumë të lartë, i lidhur në paralel me sistemet e vendeve të tjera, që përfshin midis të tjerave linjat, strukturat mbështetëse, pajisjet transformuese dhe kyçëse/shkyçëse për lëvrimin e Energjisë Elektrike të klientët ose në rrjetin e shpërndarjes, pa përfshirë furnizimin.

OST sh.a. aktualisht kryen funksionet e Operatorit të Rrjetit të Transmetimit, Operatorit të Tregut si dhe Operatorit të Sistemit të Dispeçerimit.

OST sh.a. ka garantuar kapacitetet e nevojshme transmetuese për:

  • furnizimin e pandërprerë me energji elektrike të nënstacioneve të sistemit të shpërndarjes, si dhe klientëve të energjisë elektrike të lidhur direkt në rrjetin e transmetimit,
  • transmetimin e energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e vendit,
  • si dhe për tranzitimin dhe shkëmbimet e nevojshme me vendet e rajonit.

Në këtë kuadër ai zhvillon Sistemin e Transmetimit në përputhje me kërkesat afatgjata të furnizimit të vendit me Energji Elektrike, me planet e zhvillimit të burimeve të reja të Energjisë Elektrike dhe koordinon zhvillimin e rrjetit të interkoneksionit me vendet fqinje. OST sh.a. dispeçeron sistemin Elektroenergjitik Shqiptar nëpërmjet menaxhimit të flukseve të energjisë në sistem, duke marrë parasysh realizimin e të gjitha shërbimeve ndihmëse që lidhen me qëndrueshmërinë e sistemit si dhe shkëmbimet me sistemet e tjera fqinje.

Asetet dhe Zhvillimi i Sistemit të Transmetimit

Sistemi i Transmetimit të Energjisë Elektrike të Shqipërisë përfshin të gjitha linjat me tension 400 kV, 220 kV, 110 kV dhe nënstacionet lidhëse midis tyre që shërbejnë për transmetimin e energjisë elektrike dhe interkonjeksionit.

Gjatësitë e linjave të sistemit të transmetimit (përfshirë edhe investimet e bëra nga investitorë privatë), sipas nivelit të tensionit janë:

  • Linjat e transmetimit 400 kV                    445.7 km
  • Linjat e transmetimit 220 kV                    1,250 km
  • Linjat e transmetimit 150 kV                      34.4 km
  • Linjat e transmetimit 110 kV                    1,693 km

Në përbërje të linjave të mësipërme janë pjesë e sistemit të Transmetimit dhe linjat e interkonjeksionit me vendet fqinje si:

  • Linja e interkonjeksionit 400 kV Zemblak (Shqipëri) – Kardia (Greqi)
  • Linja e interkonjeksionit 400 kV Tiranë (Shqipëri) – Podgoricë (Mali i Zi)
  • Linja e interkonjeksionit 400 kV Tiranë (Shqipëri) – Prishtinë (Kosovë)
  • Linja e interkonjeksionit 220 kV Fierzë (Shqipëri) – Prizren (Kosovë)
  • Linja e interkonjeksionit 220 kV Koplik (Shqipëri) – Podgoricë (Mali i Zi)
  • Linjë e interkonjeksionit 150 kV Bistricë (Shqipëri) – Myrtos (Greqi).

Linja e interkonjeksionit 400 kV Tiranë (Shqipëri) – Prishtinë (Kosovë) është vënë në operim në datën 14 dhjetor 2020.

Kapaciteti teknik i shkëmbimit me vendet fqinje është i mjaftueshëm për të realizuar shkëmbimet e nevojshme dhe tranzitimet e kërkuara në çdo kohë megjithatë në periudha të caktuara, ka konxhestion të kapaciteteve transmetuese në interkonjeksion.

 Figura 1: Struktura e Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë.

 

Figura 2: Skema e Sistemit të Transmetimit Shqiptar.

 

Figura 3: Skema njëfazore e Sistetmit Elektroenergjitik Shqiptar në nivelin 400-220-150-110kV.

 

Më poshtë janë listuar Nënstacionet kryesore të Sistemit të Transmetimit.

 Figura 4: Asetet kryesore të Sistemit të Transmetimit