PERFUNDON ZGJERIMI I N/STACIONIT TE HEC KOMANIT

PERFUNDON ZGJERIMI I  N/STACIONIT TE HEC KOMANIT

Projekti i zgjerimit te N/Stacionit te HEC Komanit eshte financuar nga nje kredi e Qeverise Gjermane, nepermjet Bankes KfW, dhe fonde te OST.  Realizimi i ketij projekti, konsiston në shfrytëzimin sa më optimal të rrjetit 400 kV dhe 220 kV nëpërmjet balancimit të flukseve të fuqisë dhe do të japë mundësinë e lidhjes direkt në rrjetin 400 kV, të dy agregateve në HEC Koman nga instalimi nje At 220/400 kV me fuqi 345 MVA.

Vlera e kontraktuar e objektit eshte :

  • 6,380, 000 Euro me fonde te financuara nga kredia e bankes gjermane  KfW,  dhe
  • 3,507,720 Euro me fonde te OST.

Ne total nje investim prej 9,887,720 Euro.

Perfitimet nga projekti jane:

  • Rritje e sigurise se operimit te sistemit elektroenergjetik ne periudhat me hidrologji te mire.
  • Balancim te rrjetit duke rritur kapacitetit eksportues dhe eleminim te kufizimeve te prodhimit gjate eksporteve.
  • Reduktim te humbjeve te energjise elektrike ne rrjetin e transmetimit, sidomos në rrjetin 220 kV, ku ato janë mjaft te larta.
  • Reduktimi i mbingarkimeve ne rrjetin 220 kV duke mundesuar evakuimin e plote te energjise elektrike te prodhuar nga hidrocentralet me rezervuar.

Projekti ve ne operim nje pjese te linjes 400 kV Tirana2- KosovaB, brenda rrjetit tone dhe do te kete impakt edhe me te madh kur kjo linje te jete e gjitha ne operim.

Albanian
Facebook
Instagram
YouTube