OST sh.a. – Vendim i rëndësishëm i ENTSO-E

OST SH.A. – VENDIM I RËNDËSISHËM I ENTSO-E

Në mbledhjen e datës 9 Prill 2014  Grupi Rajonal për Europën Kontinentale i ENTSO – E (Organizata Europiane e Operatorëve të Sistemeve të Transmetimit) mori vendimin për operimin permanent në mënyrë sinkrone të sistemit Shqiptar me sistemin e Europës Kontinentale. Në vijim të këtij vendimi në datën 24 Prill 2014 Grupi Rajonal i Europës Juglindore Kontinentale i ENTSO – E mori të njëjtin vendim për operimin permanent në mënyrë sinkrone të sistemit Shqiptar me sistemin e Europës Kontinentale. Këto vedime  të marra nga ENTSO – E janë shumë të rëndësishme në rrugën e pranimit të OST sh.a. si anëtare me të drejta të plota të ENTSO – E.  OST sh.a. ftohet për nënshkrimin e marrëveshjes afatgjatë me ENTSO – E brenda qershorit 2014.

Albanian
Facebook
Instagram
YouTube