OST SH.A ORGANIZON DEGJESE PUBLIKE LIDHUR ME PROJEKTIN PER NDERTIMIN E LINJES 110 KV UZNOVE – ÇOROVOD

[section_tc padding=’padding-right:40px;padding-left:40px;’][column_tc span=’12’][text_tc]

OST SH.A ORGANIZON DEGJESE PUBLIKE LIDHUR ME PROJEKTIN PER NDERTIMIN E LINJES 110 KV UZNOVE – ÇOROVOD

 Bazuar në Vendimin Nr. 419, datë 25.06.2014, kreu VI (Informimi dhe pjesëmarrja e publikut për leje mjedisi të tipit A dhe B), Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST sh.a) me numër NIPT K42101801N, dhe seli në adresën: Bulevardi Bajram Curri, Rruga “Viktor Eftimiu”, njofton se:Në datë 17.11.2014, në zyrat e qarkut Berat organizon Takim me Publikun ku do të prezantohet, projekti i ndërtimit të linjës së re 110 kV Uznove-Çorovodë.Ky projekt përfaqëson një linjë të re me dy qarqe (njeri i montuar në fazen e parë) e cila do te lidhë nënstacionin 110 kV të Uznovës me atë që do të ndërtohet në Çorovodë, për qëllime telekomunikimi në linjë do të montohet tros me fibër optike OPGW.Traseja e kësaj linje do të fillojë në portalin e ri 110 kV të Uznoves dhe do të kalojë në përgjithesi në luginën e Osumit duke kaluar bashkitë: Berat, Poliçan, Çorovodë dhe në komunat; Vertop, Bogove dhe Qëndër-Poliçan.Njoftimin për këtë linjë e gjeni edhe në faqen e internetit të Agjensisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) ku do të gjeni të publikuar edhe raportin paraprak të Vleresimit te Ndikimit ne Mjedisi (VNM) për linjën 110 kV Uznovë-Çorovodë. Ftohen përfaqësues të njësive të pushtetit vendore në territorin e të cilave do të kalojë kjo linjë, të përsonave të interesuar, tështypit kombëtar dhe lokal si edhe të organizatave jo-qeveritare të marrin pjesë në këtë takim dhe të shprehin vlerësimet e tyre.[/text_tc][/column_tc][/section_tc]

Albanian
Facebook
Instagram
YouTube