OST sh.a organizon degjese publike lidhur me ndikimin ne mjedis qe do te kete projekti per ndertimin e linjes 110 kV Peshkopi-Lapaj

OST SH.A ORGANIZON DEGJESE PUBLIKE LIDHUR ME NDIKIMIN NE MJEDIS QE DO TE KETE PROJEKTI PER NDERTIMIN E LINJES 110 KV PESHKOPI-LAPAJ

NJOFTIM

OST sh.a organizon dëgjesë publike lidhur me ndikimin në mjedis të projektit për ndërtimin e linjës 110 kV Peshkopi-Lapaj

Bazuar në Vendimin Nr. 419, datë 25.06.2014, kreu VI (Informimi dhe Mbështetur në Vendimin Nr. 247, datë 30.04.2014 lidhur me informimin dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrjen mjedsiore, Operatori i Sistemit tëTransmetimit (OST sh.a) do të zhvillojë dëgjese publike në lidhje me projektin për ndërtimin e linjës 110 kV Peshkopi-Lapaj, në datën 01 Dhjetor 2014 në orën 12 në ambientet e Keshillit të Qarkut në Kukës dhe ne datën 02 Dhjetor 2014, në orën 10 në ambientet e Këshillit të Qarkut në Peshkopi. Linja 110 kV Peshkopi-Lapaj është një linjë e re me gjatësi 27,2 km dhe kalon në territorin e Bashkisë Peshkopi, Komunave Tomin, Kastriot, Fushë-Çidhen, Sllove, Kala e Dodës dhe Bushtricë. Ndërtimi i kësaj linje është i domosdoshëm në kushtet kur zona e Dibrës dhe Kukësit furnizohen me energji elektrike nëpërmjet linjave të amortizuara dhe me kapacitet të kufizuar që shoqerohen me ndërprerje të shpeshta të energjisë, luhatje të theksuara të tensionit dhe pamundesi për tu lidhur me burime të reja të prodhimit të energjisë. Me qëllim blerjen sa më të njohur të këtij projekti për publikun e gjërë, OST sh.a ka publikuar në web-faqen e saj Raportin paraprak të Vleresimit të Ndikimit nëMjedis. Ky Raport është publikuar gjithashtu edhe në web-faqen e Agjensisë Kombetare të Mjedisit. Për përsonat e interesuar vemë në dispozicion pa pagese kopje të Permbledhjes joteknike të Raportit të VNM pranë Drejtorive Rajonale të Mjedisit në Qarkun e Dibrës dhe të Kukësit, pranë komunave ku kalon linja si dhe pranë Selisë së OST sh.a në Tiranë në adrese: ”Bulevardi Bajram Curri; Rruga Viktor Eftimiu;Tiranë. Zyra e mjedisit tel/fax +355 4 2400593. OST sh.a fton përfaqesuesit e pushtetit vendor, nga shoqëria civile, nga biznesi, banorë të zonës si dhe gjithë palët e interesuara që të marrin pjesë në dëgjesën e hapur pubilke dhe të shprehin vleresimin e tyre për projektin për ndërtimin e linjës 110 kV Peshkopi-Lapaj. 

Albanian
Facebook
Instagram
YouTube