Skip to content

OST me një rrjet modern dhe të besueshëm telekomunikacioni

Nëpërmjet një bashkëpunimi të gjatë dhe ekspertizave këshilluese të kompanisë globale, lider në teknologji, Hitachi ABB Power Grids, OST po modernizon dhe zgjeron rrjetin e telekomunikacionit duke hedhur kështu themelin për një të ardhme më të sigurtë të sistemit energjitik në vend.

Si rrjeti i parë hibrid në rajon, sistemi i telekomunikacionit i OST do të ndihmojë në përmirësimin e besueshmërisë së rrjetit, uljen e shpenzimeve operative, hapjen e rrugës për digjitalizimin dhe mundësimin e aplikacioneve të reja në të ardhmen.

Rrjeti i OST përbëhet nga 3,355 km linja elektrike dhe 2100 km përcjellës optik tokësor, që lidh 92 nënstacione që mbështesin transmetimin e energjisë elektrike të prodhuar brenda vendit, si dhe shkëmbimet e energjisë elektrike me vendet fqinje.

OST ka 15 nënstacione administrimi dhe fuqi totale prej 4,471 MVA, dhe Shqipëria ndan gjashtë linja interkoneksioni me vendet e tjera.

OST ka investuar vazhdimisht për të përmirësuar besueshmërinë e sistemit dhe për të përballuar një rritje vjetore prej 2.5% të parashikuar të kërkesës për energji elektrike, si pjesë e një programi të modernizimit të rrjetit në vazhdim.

Rrjeti ynë i telekomunikacionit po i nënshtrohet në mënyrë graduale migrimit të teknologjisë së vjetër, në teknologji më të avancuara (MPLS-TP) duke e renditur OST si një partner të besueshëm për klientët tanë energjitikë.

“Një rrjet modern dhe i besueshëm telekomunikacioni na ndihmon të përmirësojmë efikasitetin e rrjetit tonë elektrik dhe në të njëjtën kohë të sigurojmë shërbime me cilësi të lartë për klientët tanë,” u shpreh Administratori i OST z. Skerdi Drenova. “Digjitalizimi i rrjetit të energjisë është gjithashtu zgjidhja për një mjedis më të gjelbër. Si rezultat i projektit, ne jemi duke përparuar drejt realizimit të përfitimeve të plota të një rrjeti modern telekomunikacioni të shërbimeve, “shtoi ai.

Ne jemi krenarë që veprojmë bazuar në tre parime kryesore si cilësia, siguria dhe përballueshmëria dhe e bëjmë këtë sepse jemi operatori i vetëm i energjisë që arrijmë në të gjithë Shqipërinë me kapacitetet tona teknologjike.