Operatori i Sistemit te Transmetimit

Procedure TEST Ankandi per alokimi te kapaciteteve ne interkonjeksion per muajin Nentor 2020 per kufirin AL-RS - OST
October 14, 2020 Fabiano Shehu

Procedure TEST Ankandi per alokimi te kapaciteteve ne interkonjeksion per muajin Nentor 2020 per kufirin AL-RS

Të nderuar,

Në datë 29.09.2020 eshte hasur problem ne mosfunksionim te platformes elektronike DAMAS  nga konstatimet nga stafi teknik i OST sh.a  platforma ka qene ka qene jashtë funksionin normal si pasoje e nje defekti ne pjesën hardware te platformes, dhe sikurse jeni bere me dije gjate gjithe kesaj kohe eshte punuar intensivisht nga stafi i OST sh.a. duke risjell ne funksionim proceset dhe sherbimet qe zhvillohen ne platforme.

Ne kete kuader para zhvillimit te ankandit te alokimit te kapaciteteve ne interkonjeksion per muajin Nentor 2020 per kufirin AL-RS, OST sh.a. ka vendosur te zhvilloj nje procedure test me gjithe pjesemarresit e tregut nepermjet platformes elektronike DAMAS ne daten 16.10.2020 ne oraret e meposhtme:

Gate Open – 08:00 CET

Gate Closure – 13:00 CET

Ky test do te kryhet me qellim per te siguruar mbarvajtjen per te ardhmen dhe evituar cdo problematike qe mund te haset para kalimit ne procedure ankandi reale (LIVE).