Njoftim për Shtyp për punime për shtrimin e fibrës optike (OPGW) për linjën e Hec –it Seta 4 (Arras) në linjën Peshkopi – Hec Lapaj, si masë sigurie stakohet linja Peshkopi – Fush Aliaj dhe linjat 10kV në N/Stacionin Fush Aliaj, në datat 11-19/02/2019

Njoftim për Shtyp për punime civile ndërtimore për Tregun Agro – Ushqimor, stakohen linjat 110kV në Rajonin Elbasan, në datë 08/02/2019 nga ora 08:00 deri në orën 11:00
February 7, 2019
Njoftim për Shtyp për punime për instalimin e sistemit të matjes në N/Stacionin Këlçyrë, në datë 15/02/2019 nga ora 08:00 deri në orën 16:00
February 13, 2019

Punime për shtrimin e fibrës optike (OPGW) për linjën e Hec –it Seta 4 (Arras) në linjën Peshkopi – Hec Lapaj, si masë sigurie stakohet linja Peshkopi – Fush Aliaj dhe linjat 10kV në N/Stacionin Fush Aliaj, në datat 11-19/02/2019

Në kuadrin e punimeve për linjën 110kV që do të lidhë HEC Seta 4 (Arras) në linjën Peshkopi – Hec Lapaj, konkretisht shtrimin e fibres optike (OPGW), si masë e sigurie në datat 11-12 Shkurt, nga ora 08:00 deri në orën 16:30 do të stakohet dhe tokëzohet linja Peshkopi – Fush Aliaj;
Në datat 11-12 Shkurt dhe 16-19 Shkurt nga ora 08:00 deri në orën 16:30 do të stakohet dhe tokëzohet Fidri Arras në N/Stacionin Fush Aliaj;
Në datat 11-12 Shkurt dhe 14-15 Shkurt nga ora 08:00 deri në orën 16:30 do të stakohet dhe tokëzohet Fidri Sllove në N/Stacionin Fush Aliaj;
Në datat 11-12 Shkurt nga ora 08:00 deri në orën 16:30 do të stakohet dhe tokëzohet Fidri Dardhë në N/Stacionin Fush Aliaj.

Nga veprimet operative që do të kryen në këto data në rrjetin e sistemit të transmetimit, do të mbeten pa energji elektrike N/Stacionet Fush Aliaj dhe HEC – i Arras si dhe disa zona në Rrethin e Dibrës, në intervalin kohor 08:00-16:30

Albanian
Facebook
Instagram
YouTube