Njoftim per shtyp date 31.12.2017

Njoftim datë 31-12-2017

Sot rreth orës 20:00 linja 110 kv Tirana1-traktora ka pësuar një avari ne shtyllën ndërmjetëse 503 ne zonën e kinostudios tek ura e Gjormit. Nga ana e OST Sh.a janë marr masat e menjëhershme duke bere te mundur qe 70% e konsumatorëve qe furnizohen nga ky nënstacion te furnizohen me energji elektrike ne orën 20:22, pjesa tjetër e konsumatorëve qe furnizohen po nga ky nënstacion kane marre energji elektrik ne orën 22:05. Ne shtyllën ku ka ndodhur avaria është vene re një këputje përcjellësi për arsye joteknike te cilat janë duke u hetuar nga policia e shtetit. Për pasoje kane ngelur pa energji elektrike konsumatorët qe furnizohen nga nënstacioni Tirana1-traktora. Konkretisht zona Ali Demi , bërryli , një pjese tek rruga e Elbasanit , Qesarak dhe Sauk . Pas manovrimit te skemës është furnizuar brenda një kohe te shkurtër nënstacioni Tirana1-traktora me energji elektrike nga nënstacioni Elbasn 1 dhe ai i Selites ku dhe janë furnizuar pjesa me e madhe e konsumatorëve me energji. OST Sh.a ka ndërmarrë ne mënyrë urgjente te gjitha masat e nevojshme duke dërguar grupe te përforcuara pune për ta normalizuar situatën . Aktualisht janë duke punuar ne terren grupet e përforcuara te gatishmërisë për normalizimin e situatës brenda një kohe sa me te shpejte.

Për rastin e mësipërm është bërë kallëzim penal nga ana e OST Sh.a pranë policisë së shtetit.

OST Sh.a gjithashtu falenderon Policinë e Shtetit për mbështetjen e menjëhershme qe kane dhënë ne këtë situate.

Albanian
Facebook
Instagram
YouTube