Skip to content

Njoftim për konsumatorët Vlorë

Për stakimin e zbarrave 110kV në nënstacionet Orikum 2, Himara 2, në kuadër të detyrave të lëna nga përfaqësuesit e bankës KFW, të projektit “Unaza 110kV e Jugut”, në datat 09 dhe 11 Janar

1- OST sh.a. njofton se në datën 09 Janar nga ora 09:00 deri në orën 13:00 do të stakohen zbarrat 110kV në nënstacionet Orikum 2. Si rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike për intervalin kohor 2 herë nga 5 minuta, konkretisht nga ora 09:00 deri në orën 09:05 dhe nga ora 13:00 deri në orën 13:05 nënstacionet Uji i Ftohtë, Radhimë, Orikum 1 si edhe disa zona:

Uji i Ftohtë, Lagjet; 10 Korriku, Pavarësia, 2 Stacione Pompimi, Radhimë, Orikum, Tragjas, Dukat, Llogara, Shën Thanasë, Jonufër.

2- OST sh.a. njofton se në datën 11 Janar nga ora 10:00 deri në orën 14:00 do të stakohen zbarrat 110kV në nënstacionet Himara 2. Si rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike për intervalin kohor 2 herë nga 5 minuta, konkretisht nga ora 10:00 deri në orën 10:05 dhe nga ora 14:00 deri në orën 14:05 nënstacionet Kuç, Hec Fterrë, Palasë, Himara 1 si edhe disa zona:

Kallarat, Horë, Bolenë, Kuç, Himarë, Livadhë, Jalë, Vuno, Dhërmi, Kondragje, Qeparo, Kudhës, Pilur, Potam, Palasë.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin !