Skip to content

Njoftim për konsumatorët Tiranë

Njoftim për konsumatorët Tiranë

Për stakimin si masë sigurie të Linjës 110kV L110 – 22/2 Tirana 1 220kV – Traktora, si dhe të Linjave 35kV L30- 1/1 Tirana 1 – Kinostudio, L30 – 1 Kinostudio – Lanabregas, Linjat 6kV të Fidrave F118, F119, F126 Nënstacioni Kinostudio,  në kuadër të punimeve ndërtimore, të unazës së re të Tiranës në zonën e “Freskut”  në datë 20/09/2023

 

  • OST sh.a. njofton se në datën 20.09.2023 nga ora 07:00 deri në 14:00 do të stakohen dhe tokëzohen, Linja 35kV L30- 1/1 Tirana 1 – Kinostudio, Linja 35kV L30 – 1 Kinostudio – HEC Lanabregas, si dhe Linjat 6kV të Fidrave F118, F119, F126. Si rrjedhojë gjatë kësaj kohe do të mbeten pa energji elektrike Nënstacioni Kinostudio, si dhe Subjektet:

Dajti Ekspres (Teleferiku), SHIU (Shërbimi Informativ i Ushtrisë), Fabrika e Ujit Ferra si dhe disa zona në rrethin Tiranë:

Pjesërisht Dajt, Pjesërisht Zona Pranë 3700, Pjesërisht Babrru, Tufinë, Tujan, Ferraj, Carre, ISHP, IKV, Rruga Sotir Caci.

 

Ju falenderojmë për mirëkuptimin !