Operatori i Sistemit te Transmetimit

Njoftim për konsumatorët Pogradec - OST
April 6, 2021 Fabiano Shehu

Njoftim për konsumatorët Pogradec

Për remont të planifikuar të Linjës 110kV Korcë - Pogradec, në datën 07 Prill 2021 nga ora 05:00 deri në orën 05:05

OST sh.a. njofton se në datën  07 Prill 2021 nga ora 05:00 deri në orën 05:05 do të stakohet Linja 110kV Korçë – Pogradec, si rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike N/stacionet Pogradec, Petrushe, Guri Kuq si edhe disa zona:

 

në Rrethin Pogradec: Komuna Hudenisht, Memelisht, Fabrika Melavisht, Guri Kuq, stacioni pompave, Antenat Çervenake, Trebinje, Bashkia Pogradec: Lagjet 3, 4, 5, Gorica, Kalaja, Ish Komuna Velçan, Bishnice, Pleshisht, Potgozhan, Fabrika Perpunimi Gizez, Plazhi, Komuna Buçimas, Spitali,Trikotazhi, Çerrave, Fshatrat: Gesht, Verdove, Remenj, Parku, Banka, Ujesjellesi i Qytetit Pogradec, hidrovori Volorek. Stacioni pompave, Komuna Buçimas, Tushemisht, Dogana tushemisht, Hidrovori, Materniteti,             Teatri Kukullave, Turizmi, Kampi, Qendra, Posta, Parafabrikatet, Blloku,             Perpunimdruri, Gazerma, Ushtria, Lini, 1 Maji, Vilat, SMT.

 

 

Ju Falenderojmë për mirëkuptimin !