Operatori i Sistemit te Transmetimit

Njoftim për konsumatorët Librazhd dhe Pogradec - OST
April 23, 2020 Fabiano Shehu

Njoftim për konsumatorët Librazhd dhe Pogradec

Mbi stakimin e Zbarrave 110kV për vazhdimin e proçesit të rehabilitimit në N/Stacionin Përrenjas, në datat 24 dhe 25 prill 2020

OST sh.a. njofton se në datën 24 prill 2020 nga ora 07:30 deri në orën 15:30 do të stakohet Linja 110kV Përrenjas – Librazhd; Linja 110kV Përrenjas – Guri i Kuq si dhe stakim të Zbarrave 110kV në N/Stacionin Përrenjas, si rrjedhojë N/Stacionet Përrenjas, dhe Hec-et Sllabinje, Bishnice, Stranik, Stravaj, Egnatia do të mbeten pa energji gjatë kësaj kohe, si dhe dy here nga 5 min do të mbetet N/Stacioni Guri Kuq në datat 24 dhe 25 Prill 2020 nga ora 04:00 deri në orën 04:05 si edhe disa zona:

Librazhd: Kom. Orenje, Fshatrat: Ballgjin, Dranovice, Floq, Funarëz, GuraKuq, Kuturman, Zona Industriale, Ushtaraku, Spitali, Frigoriferi, Fshatrat: Babje, Buzgar, Drapata Hotolisht, Dragostunje, Ferrë, Frarë Hotolisht, Gurekuqe dhe Heci / Xhyrë, Gafërr, Fushe Bushe, Dedashmet, Gurorja,  Mirak Katund, Polis, Damjan, Qendër, Rrumbullak, Sheshe, Skode, Vale, Antena AMC, Fabrika Cigareve, Turizmi, Zona Industriale, Stacioni I Trenit Qytet, Arrëz Gizaresh, Balëz, Boravë, Borici, Brazdaj, Gizavesh, Spitali Qytet, Fabrika, Qyteti (pjeserisht), Komuna Proptisht Pogradec, Komuna Stravaj fshatrat Dritaj Kromi, Kabina 5, Miniera, Rastan, Prrenjas, Fshat qender, Shqiponje, Stranik, Stravaj, Vishok, Skroske, Peshtan, Pishkash, Selishte,Varove, Luqinje, Miniera Kromit, Ish Komunat Qukes, Rrajce, fshatrat Bardhaj, Kotodesh, Rrajce Fushe, Kovanik, Skenderbej, Sutaj, Urake, Pocivalle, Katjel, Dogana Qaf Thane, Biznese.

OST sh.a. njofton se në datën 24 dhe 25 prill 2020 nga ora 04:00 deri në orën 04:05 do të stakohet Çelësi 110kV i Linjës 110kV Korçë – Pogradec, si rrjedhojë do të mbetet pa energji elektrike N/Stacionet Pogradec, Petrushe, Guri Kuq si edhe disa zona:

Pogradec: Komuna Hudenisht, Memelisht, Fabrika Melavisht, Guri Kuq, stacioni pompave, Antenat Çervenake, Trebinje, Bashkia Pogradec: Lagjet 3, 4, 5, Gorica, Kalaja, Ish Komuna Velçan, Bishnice, Pleshisht, Potgozhan, Fabrika Perpunimi Gizez, Plazhi, Komuna Buçimas, Spitali, Trikotazhi, Çerrave, Fshatrat: Gesht, Verdove, Remenj, Parku, Banka, Ujesjellesi i Qytetit Pogradec, hidrovori Volorek. Stacioni pompave, Komuna Buçimas, Tushemisht, Dogana tushemisht, Hidrovori, Materniteti, Teatri Kukullave, Turizmi, Kampi, Qendra, Posta, Parafabrikatet, Blloku, Perpunimdruri, Gazerma, Ushtria, Lini, 1 Maji, Vilat, SMT.

 

Ju Falenderojmë për mirëkuptimin ![/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]