Operatori i Sistemit te Transmetimit

Njoftim për konsumatorët Krujë dhe Kurbin. - OST
April 22, 2020 Fabiano Shehu

Njoftim për konsumatorët Krujë dhe Kurbin.

Në kuadër të remonti të planifikuar të Linjës 220kV dyfishe Vau Dejës – Tirana 1, me masë sigurie stakimin e Linjës 6kV të Fidrave, me data të spostuara për shkak të kushteve atmosferike, në datën 23 prill, në intervalin kohor 08:30-15:30.

1- OST sh.a. njofton se në datën 23 prill nga ora 08:30 deri në orën 15:30 do të stakohet Linja 6kV të Fidrit F2 në N/Stacionin Mamurras, masë sigurie për punimet e Linjës 220kV dyfishe Vau Dejës – Tirana 1,  si rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike disa zona:

Kurbin: Fushë Mamurras, Biznese në Autostradë, Karburant Eri.

2- OST sh.a. njofton se në datën 23 prill nga ora 08:30 deri në orën 15:30 do të stakohet Linja 6kV të Fidrit F12 Fush Krujë  në N/Stacionin Fush Krujë, masë sigurie për punimet e Linjës 220kV dyfishe Vau Dejës – Tirana 1,  si rrjedhojë do të mbetet pa energji elektrike disa zona:

Krujë: Fshat Fushë Krujë, Rruga Krujës, Lagjia e Burgut, Kodra Celeve, Lagjia Delvinëve, Kastriot Ri, Kastriot Vjetër, Adem Gjeli, Arrameras, Vath.

3- OST sh.a. njofton se në datën 23 prill nga ora 08:30 deri në orën 15:30 do të stakohet Linja 6kV të Fidrit F8 Rinas  në N/Stacionin Fush Krujë, masë sigurie për punimet e Linjës 220kV dyfishe Vau Dejës – Tirana 1,  si rrjedhojë do të mbetet pa energji elektrike disa zona:

Krujë: Fshatrat: Larushk, Zeze, Verjon, Mukje, Grepse, Kurcaj, Nikël, Shelqet, Magaze.