Skip to content

Njoftim për konsumatorët Durrës

Njoftim për konsumatorët Durrës

Për remont të planifikuar të Linjës 110kV Rrashbull – Spitallë (Porto Romano 2) në datë 14/11/2023

  • OST sh.a. njofton se në datën 14.11.2023 nga ora 09:00 deri në orën 15:00 do të stakohen dhe tokëzohen Linja 110kV Rrashbull – Spitallë (Porto Romano 2),si dhe Trakti dhe Zbarrat 110kV në Nënstacionin Spitallë (Porto Romano 2). Si rrjedhojë gjatë kësaj kohe do të mbeten pa energji elektrike Nënstacioni Spitallë (Porto Romano 2),si dhe disa zona në Rrethin Durrës:

Shënavlash, Vrinë,Tregu i Makinave, Zona Industriale e Spitallës, Qyteti Rinia, zona djathtas hyrja e Durrësit ( ish këneta) deri te Nënstacioni Spitallë, ish-PTT Spitallë, Varrezat e reja, ish-Kimike zonat deri te Hidrovori,Porto Romano, Zona e Kenetës, Zona e Burgut, Rruga Aleksandër Goga, ANOIL, Eropetrol, Intergaz, Serat, ADC, Universiteti, Zona Spitallë.

 

Ju falenderojmë për mirëkuptimin !