Operatori i Sistemit te Transmetimit

Njoftim - OST
October 16, 2020 Fabiano Shehu

Njoftim

Te nderuar,

Duke ju falenderuar per pjesemarrjen tuaj te procedura TEST e ankandit te alokimit te kapaciteteve ne interkonjeksion e zhvilluar sot nga OST sh.a.

Te gjendur ne kushtet e problemeve te pritshme qe u hasen, kjo ne vijimesi dhe te problemeve teknike qe jane konstatuar ne platformen DAMAS te cilat moren zgjidhje, procedura e sotme nuk u finalizua.

Si rrjedhoj para procedures LIVE te ankandit te alokimit te kapaciteteve ne interkonjeksion per muajin Nentor 2020 per kufirin AL-RS,ne date 19.10.2020, OST sh.a  ka vendosur  te zhvilloj nje procedure tjeter TEST me gjithe pjesemarresit e tregut nepermjet platformes elektronike DAMAS ne daten 17.10.2020 ne oraret e meposhtme:

Gate Open – 08:00 CET

Gate Closure – 13:00 CET

 Ky test do te kryhet me qellim per te siguruar mbarvajtjen per te ardhmen dhe evituar cdo problematike qe mund te haset para kalimit ne procedure ankandi reale (LIVE).

Per cdo problem qe mund te hasni gjate zhvillimit te procedures lutem na kontaktoni.