Operatori i Sistemit te Transmetimit

Nis ndërtimi i linjës 400kV Shqipëri – Maqedoni e Veriut. - OST

Nis ndërtimi i linjës 400kV Shqipëri – Maqedoni e Veriut.

September 1, 2021
Posted in Media, Projekte
September 1, 2021 Specialist Specialist

Nis ndërtimi i linjës 400kV Shqipëri – Maqedoni e Veriut.

Investimi infrastukturor më i rëndësishëm midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në këto 30 vitet e fundit si dhe ura e komunikimit midis të dy vendeve.

Në këtë projekt OST do të investojë 70 mln Euro për ndërtimin e një linjë 130 km të gjatë dhe dy nënstacione 400kV. Nënstacioni i Fierit do jetë edhe qendra, e cila do të akomodoje burimet më të mëdha të prodhimit të energjisë së rinovueshme nga dielli dhe era.

Kjo shënon gjithashtu një etapë të re edhe për të dy kompanitë OST dhe MEPSO pasi po hyjnë në një proces që jo vetëm do të lidh të dy sistemet, por edhe tregjet energjetike. Sistemet energjetike të të dy vendeve nuk kanë qenë të lidhura deri më sot e për rrjedhojë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mundur të kishin shkëmbim të energjisë elektrike.

Jo më pak e rëndësishme është dhe rruga digjitale që do të ndërtohet. Kjo rrugë digjitale do të rrisë aftësinë komunikuese midis dy vendeve me kapacite 200 giga/sek në hapin e parë.

Ulja e kostos së transmetimit të të dhënave do të ndikojë në uljen e kostos së ofrimit të shërbimit të internetit për ne si konsumatorë.

Një nga prioritetet e OST është edhe përmirësimi i shërbimit “data” në zona ku tregu nuk ka depërtuar dhe kostoja e shërbimit është e lartë.

Së fundmi, po vlerësohet mundësia e ndërtimit të linjës 110kV në zonën e Dibrës për të përmirësuar shërbimin dhe flukset energjetike midis këtyre dy zonave. Planet për bashkëpunim midis kompanive për mirëmbatjen e sistemeve do të vazhdojnë, pasi synimi ynë i përbashkët është integrimi i tregjeve tona energjetike në ato rajonale dhe në tregun europian.