Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit për zhvillimin e tregut të energjisë elektrike midis OST, ESO, MEPSO.

Për remont të planifikuar të Linjës Laç1 – Fushë Krujë, në datë 12/03/2019 nga ora 08:00 deri në orën 16:00
March 11, 2019
Për remont të planifikuar të Linjës Fier – Vlora 1, në datë 13/03/2019 dhe 15/03/2019 nga ora 08:30 deri në orën 15:00
March 12, 2019

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit për zhvillimin e tregut të energjisë elektrike midis OST, ESO, MEPSO


Nënshkruhet në Sofje të Bullgarisë Memorandumi i Mirëkuptimit për zhvillimin e tregut të energjisë elektrike midis Operatorit të Sistemit të Transmetimit Shqipëri, OST Sh.a , Operatorit të Sistemit Elektroenergjetik të Bullgarisë (ESO EAD) dhe Operatorit i Sistemit të Transmisionit të Maqedonisë (MEPSO AD).

Me nënshkrimin e këtij Memorandumi, të tri palët deklarojnë gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar ngushtë dhe për të kontribuar në zhvillimin e tregut të energjisë midis tyre.

Parashikohet gjithashtu bashkimi i tregut të energjisë të tre vendeve, shoqëruar nga një shpërndarje implicite e alokimeve të kapaciteteve të interkonjeksionit në përputhje me modelin e synuar Evropian.

Me nënshkrimin e dokumentit të tre operatorët e sistemit të transmetimit të energjisë shprehin vendosmërinë e tyre për të zhvilluar bashkëpunimin rajonal nëpërmjet krijimit të një Qendre Rajonale Koordinimi të Sigurisë në një shtet anëtar të BE-së Juglindore.





Albanian
Facebook
Instagram
YouTube