Operatori i Sistemit te Transmetimit

Nënshkruhet Marrëveshja Kuadër për bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike të Shqipërisë dhe Kosovës. - OST
October 26, 2021 Specialist Specialist

Nënshkruhet Marrëveshja Kuadër për bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike të Shqipërisë dhe Kosovës.

Në datë 21 tetor, në Tiranë, Kryetarët e Enteve Rregullatore ERE, ZRRE,  si dhe Administratorët e të dy Operatorëve të Sistemit të Transmetimit OST dhe KOSTT nënshkruan marrëveshjen mbi bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike Shqipëri dhe Kosovë, e cila do të jetë bazë për marrëveshje të tjera të njëpasnjëshme, terma, kushte dhe metodologji që do të miratohen për vënien në jetë të tregut të përbashkët të energjisë nëpërmjet Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike “ALPEX”

 Palët e njohin bashkimin e tregut si mekanizmin më të mirë për të integruar tregjet e tyre të energjisë elektrike dhe bien dakord të bashkëpunojnë në lidhje me organizimin e tregjeve të bashkuara të energjisë elektrike të ditës në avancë (Day-Ahead) dhe brenda të njëjtës ditë (Intra Day).

Bashkimi i tregjeve të energjisë elektrike do të sjellë:

  • zgjerimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike;
  • rritjen e konkurrencës në tregjet e energjisë elektrike;

· ruajtjen dhe zgjerimin e një tregu me çmime sa më të drejta;  zgjerimin e shfrytëzimit më efikas të interkoneksioneve të përbashkëta ndërkufitare.