NËNSHKRUHET MARRËVESHJA E FINANCIMIT 150 MILION DOLLARË ME BANKËN BOTËRORE PËR RIMËKËMBJEN E SEKTORIT ENERGJETIK

[section_tc padding=’margin-top:0px;margin-bottom:0px;border-top:0px;border-bottom:0px;padding-top:0px;padding-right:40px;padding-bottom:0px;padding-left:40px;’][column_tc span=’12’][h_tc type=’1′]

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA E FINANCIMIT 150 MILION DOLLARË ME BANKËN BOTËRORE PËR RIMËKËMBJEN E SEKTORIT ENERGJETIK

[/h_tc][/column_tc][/section_tc][section_tc padding=’margin-top:0px;margin-bottom:0px;border-top:0px;border-bottom:0px;padding-top:0px;padding-right:40px;padding-bottom:0px;padding-left:40px;’][column_tc span=’6′][image_tc url=’https://www.ost.al/old/wp-content/uploads/2016/04/BB_OST_1.jpg’ timing=’linear’ trigger_pt=’0′ duration=’1000′ delay=’0′ target=’_self’][/image_tc][/column_tc][column_tc span=’6′][image_tc url=’https://www.ost.al/old/wp-content/uploads/2016/04/BB_OST_2.jpg’ timing=’linear’ trigger_pt=’0′ duration=’1000′ delay=’0′ target=’_self’][/image_tc][/column_tc][/section_tc][section_tc padding=’margin-top:0px;margin-bottom:0px;border-top:0px;border-bottom:0px;padding-top:0px;padding-right:40px;padding-bottom:0px;padding-left:40px;’][column_tc span=’12’][text_tc]Qeveria e Shqipërisë dhe Banka Botërore nënshkruan sot, paketën prej 150 milion USD për financimin e projektit të rimëkëmbjes së sektorit energjetik.Në këtë ceremoni morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Drejtoresha Rajonale për Ballkanin Perëndimor në Bankën Botërore, Ellen Goldstein, Drejtoresha e Bankës Botërore në Shqipëri, Tahsin Sajed, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, ai i Financave, Shkëlqim Cani dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.Për Bankën Botërore, marrëveshja u firmos nga Drejtoresha Sajed, ndërsa për palën shqiptare nënshkruan Ministri i Financave Shkëlqim Cani, administratori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Agron Hetoja, administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Arben Seferaj dhe ai i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Ëngjëll Zeqo.Projekti përbëhet nga katër komponentë. Komponenti i parë prej 30 milion USD mbështet KESH-in  për plotësimin e nevojave për energji elektrike. Ky komponent synon të garantoje në terma afat-shkurtër për dimrin e ardhshëm sasi të mjaftueshme energjie për plotësimin e nevojave të tregut të rregulluar, ndërsa në periudhën afatmesme, ky komponent nuk pritet të jete i nevojshëm si rezultat i reformave të pritshme.Komponenti i dytë prej 93 milion USD shkon si mbështetje për OSHEE, për zvogëlimin e humbjeve, rritjen e arkëtimeve, rritjen e sigurisë së furnizimit të energjisë nëpërmjet blerjes dhe instalimit të pajisjeve e komponentëve të sistemit të shpërndarjes, financimit për kryerjen e investimeve në nivele të ndryshme tensioni dhe pajisjes së tyre me sistemin përkatës të matjes, instalimin me matësa te konsumatorëve të cilët nuk janë të pajisur me to, si dhe përgatitjes dhe përdorimin e një sistemi të përmirësuar të faturimit dhe arkëtimit, duke ofruar edhe trajnimet përkatëse për stafin zbatues.Komponenti i tretë në vlerën 20 milion USD do të mbështesë në rritjen e kapacitetit të OST-së, nëpërmjet pajisjen me matëse të energjisë dhe përmirësimin e qendrës së të dhënave, si dhe furnizimin dhe instalimin e një sistemi IT për  qendrën e të dhënave të OST.Komponenti i katërt në vlerën 7 milion USD shkon për zbatimin e projektit dhe mbështetje për reformat në sektorin energjetik, duke lehtësuar rimëkëmbjen e sektorit, përmirësuar menaxhimin e shoqërisë së shpërndarjes dhe ofrimin e shërbimeve teknike këshilluese. Data e mbylljes së Projektit është parashikuar 1 Gusht 2019.Ministri Gjiknuri, duke folur për qëllimin dhe përmbajtjen e Marrëveshjes, u shpreh se synohet që të kthehet sektori energjetik nga një sektori i zhytur në borxhe sot, në një sektor financiarisht të qëndrueshëm, duke filluar nga viti 2018.“Reformat që do të ndërmarrim synojnë shëndoshjen dhe qëndrueshmërinë financiare, liberalizimin e tregut, që do të nxisë rritjen e investimeve në tregun e energjetik,” – u shpreh ministri Gjiknuri.Ndërsa Ellen Goldstein, së pari, falënderoi për arritjen e kësaj Marrëveshjeje, Qeverinë shqiptare e cila, sipas saj, mori masat e nevojshme për të parandaluar krizën në sektorin energjetik.“I jam mirënjohëse Qeverisë shqiptare që e kuptoi situatën, i kuptoi vështirësitë dhe mori masat  nevojshme. Sot, humbjet në sektorin energjetik janë 55 miliardë lekë dhe kjo pritet që në vitin 2015 të shkojë në 80 miliardë lekë, nëse nuk do ndërmerren reforma serioze, që do të thotë që Qeveria në vend t’i investojë këto lekë për rrugë e shkolla, do t’i derdhë në këtë sektor.”Znj.Goldstein i quajti mungesë përgjegjshmërie, problemet historike në këtë elektroenergjetik, duke përfshirë edhe konfliktin me CEZ-in, ndërsa shprehu mbështetjen për masat e Qeverisë për t’i dhënë fund abuzimeve në këtë sektor.“Si mund të jetë ky sektor i qëndrueshëm, nëse gjysma e energji vidhet, nëse institucionet publike nuk paguajnë energjinë e tyre? Më inkurajojnë të gjitha masat që janë marrë për t’i dhënë fund abuzimeve në këtë sistem. Fasha 300 KW ka qenë gjithmonë një element që ka gjeneruar abuzime dhe heqja e saj është e domosdoshme, në mënyrë që të sigurohet edhe aksesi në sektorin energjetik, nga të varfrit dhe ata që janë me mungesa të burimeve,” – u shpreh Drejtorja e BB.Për znj. Goldstein, reformat e vonuara e bëjnë dhimbjen më të madhe dhe minojnë prosperitetin. Prandaj, ajo apeloi: “përqafojeni sot, reformën”.“Në raportin “Të bësh biznes” Shqipëria për herë të parë arriti të jetë 41 vende më lart në listën e vendeve. Shqipërisë i mbeten shumë reforma për të bërë, por të paktën kemi parë disa zhvillime pozitive deri tani, sidomos në fushën e energjisë. Të gjitha masat që qeveria ka marrë po krijojnë kushtet për rritjen e qëndrueshme dhe stabilizimin fisklat vendit. Në këto 14 muajt e fundit kemi parë progres në prioritete kryesore të Shqipërisë. Janë arritur shumë gjëra, por ajo që mund të themi është se në këtë moment, ky është një rast që mund të shfrytëzohet për më tej. Shqipëria është një vend që udhëheq me reformat në Ballkan. Reformat e vonuara vetëm sa e bëjnë dhimbjen më të madhe dhe situatën më të keqe dhe minojnë prosperitetin. Prandaj, ju lutem përqafojeni sot, reformën,” – u shpreh Drejtorja e Bankës Botërore për Rajonin.[/text_tc][/column_tc][/section_tc]

Albanian
Facebook
Instagram
YouTube