Operatori i Sistemit te Transmetimit

Ndërtimi i linjës 400 kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut. - OST

Ndërtimi i linjës 400 kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut.

May 26, 2021
Posted in Projekte
May 26, 2021 Specialist Specialist

Ndërtimi i linjës 400 kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut.

Finalizohet procedura e cila i hap rrugë zbatimit të plotë të projektit “Ndërtimi i linjës 400 kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut”.

Investimi i cili financohet nga Qeveria Gjermane nëpërmjet bankës KfW, WBIF dhe OST, përfshin ndërtimin e linjës së re të transmetimit 400 kV midis Elbasanit dhe Qafë Thanës (Shqipëri- Maqedoni e Veriut), ndërtimin e linjës së transmetimit 400 kV ndërmjet Elbasanit dhe Fierit, ndërtimin e nënstacionit 400 kV Elbasan 3 si dhe zgjerimin dhe përforcimin e nënstacionit Fier.

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka firmosur kontratën me kompaninë kontraktore për Lot-in 2, i cili përfshin ndërtimin e nënstacionit 400kV Elbasan 3 si dhe zgjerimin e nënstacionit Fier, ndërkohë që më herët është nënshkruar edhe kontrata që parashikon ndërtimin e linjës së transmetimit 400Kv ndërmjet Elbasanit dhe Qafë-Thanës.

Ky projekt i rëndësishëm do të bëj të mundur përforcimin e lidhjeve interkonjektive me rrjetin rajonal të energjisë elektrike, duke krijuar një sistem më të sigurt dhe të besueshëm, por edhe kushtet e duhura për shkëmbimet tregtare dhe tranzitimet në rajon pa asnjë kufizim.

Ky investim do të ketë ndikim edhe në zhvillimin e rrjetit 400kV në zonën e Shqipërisë së Jugut, si dhe i përgjigjet investimeve të cilat parashikohen të realizohen në të ardhmen për zhvillimin e energjisë së rinovueshme si edhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit.