OST synon vazhdimisht për të modernizuar dhe përtërirë veprimtarinë e kompanisë. Modernizimi mbulon shumë aspekte, duke filluar nga teknologjitë e reja të përdorura në rrjetin e transmetimit, perditesimin e zgjidhjeve ekzistuese të IT-së deri në standardet më të fundit të industrisë. Disa nga teknologjitë më të rëndësishme të reja të vendosura në OST janë:
- Versioni i fundit i sistemit te menaxhimit te tregut;
- Kontrolli dhe monitorimi ne kohe reale i sistemit te transmetimit, duke ofruar vendimmarrje nepermjet perdorimit te sistemit SCADA;
- Monitorimi ne kohe reale i transformatoreve te rendesishem te fuqise nepermjet analizes se gazeve te tretur;
- Sistemi i matëse fazor për linjat e interkoneksionit dhe njësitë gjeneruese më të mëdha;
- Softet me te fundit per analizat e sistemit elektroenergjitik;
Rruga drejt transformimit dixhital nuk është e drejtpërdrejtë, megjithëse besojmë se jemi në rrugën e duhur.
Foto nga ENTSO-E
Siguria e Furnizimit
OST sh.a. operon rrjetin e transmetimit në Shqipëri duke ofruar një shkallë të lartë sigurie dhe besueshmërie. Me kalimin e viteve, OST është përqendruar në investimet në linjat e reja të transmetimit dhe rehabilitimin e nënstacioneve ekzistuese për të përmirësuar sigurinë e përgjithshme të sistemit të energjisë. Këto investime të reja janë përqendruar edhe në integrimin e BRE, pasi kërkesat për lidhje në rrjetin e OST sh.a po rriten çdo vit.
Siguria e furnizimit nuk do të thotë vetëm linja të reja, është një koncept më i gjerë që përfshin sisteme të sofistikuara të IT-së, procese të brendshme dhe koordinim me përdoruesit e rrjetit.