INVESTIMI 23 MILION EURO, DREJT PËRFUNDIMIT QENDRA E RE DISPEÇER E OST

[section_tc padding=’padding-right:41px;padding-left:41px;’][column_tc span=’12’][text_tc timing=’linear’ trigger_pt=’0′ duration=’1000′ delay=’0′]

INVESTIMI 23 MILION EURO, DREJT PËRFUNDIMIT QENDRA E RE DISPEÇER E OST

[/text_tc][image_tc url=’https://www.ost.al/old/wp-content/uploads/2016/04/QDS-1.jpg’ timing=’linear’ trigger_pt=’0′ duration=’1000′ delay=’0′ target=’_self’][/image_tc][text_tc timing=’linear’ trigger_pt=’0′ duration=’1000′ delay=’0′]

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri dhe administratori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Z.Engjëll Zeqo inspektuan sot punimet për ndërtimin e Qendrës së re Kombëtare Dispeçer.

Projekti me vlerën 23 milion euro është pjesë e një pakete objektesh për sistemin elektroenergjitik të financiar nëpërmjet një huaje të Kooperacionit Italian.

Pas një periudhe të gjatë bllokimi, projekti rinisi punën në dhjetorin e vitit 2014 dhe pritet të përfundojë plotësisht në vjeshtën e këtij viti. Ai parashikon vendosjen e sistemit SCADA/EMS; sistemin e telekomunikacionit dhe shtrimin e fibrave optike; adaptimin e impianteve që përfshijnë të gjitha objektet e prodhimit dhe transmetimit të energjisë, dhe nënstacionet e OSHEE-së. Elementi përmbyllës i projektit është ndërtimi i godinës së Qendrës së re Kombëtare Dispeçer dhe zyrave të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.[nbsp_tc]

“Është investimi për shtyllën kurrizore të [nbsp_tc]të gjithë sistemit elektroenergjitik shqiptar, pra do të jetë truri kontrollues që monitoron të gjithë flukset e energjisë në Shqipëri por dhe në rajon. Është shumë e rëndësishme ta themi se ky investim ishte bllokuar dhe është dashur të bëhen ndërhyrje e negociata me palën italiane për ta bërë të mundur zhbllokimin dhe kryerjen e tij. Pra do të thotë që këtu jo vetëm do të jenë zyrat por do të jetë truri i monitorimit i të gjithë sistemit elektroneergjetik shqiptar. Në terma realë, do të thotë se sistemi elektoenergjitik shqiptar, përsa i përket kësaj pjese bëhet i barabartë me të gjithë vendet europiane”, theksoi ministri Gjiknuri.

Z.Gjiknuri nënvizoi se siç është ndërmarrë angazhimi, brenda vitit 2020, Shqipëria do të jetë plotësisht e integruar me rrjetin rajonal dhe me rrjetin europian të energjisë.

“Kjo qendër, ky tru elektronik i monitorimit të sistemit do të bëjë të mundur edhe zhvillimin e një tregu më likuid të energjisë elektrike. Do të bëjë të mundur menaxhimin e flukseve të investimeve private për të pasur një treg më të sigurtë por edhe shkëmbime më të mira me vendet fqinje duke kontribuar në sigurinë energjitike”, sqaroi z.Gjiknuri.

Administratori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Z.Engjëll Zeqo tha se qendra dispeçer, momentalisht është vendosur provizorisht në nënstacionin Tirana 2 por me mbarimin e godinës e gjitha do të spostohet në këtë ambient të ri.

“Investimi total rreth 23 milion euro përfshin komplet instalimin e sistemit SCADA/EMS. Sistemi bën kontrollin e supervizimin, grumbullimin e të dhënave nga të gjithë nënstacionet dhe sistemi EMS që ka të bëjë me menaxhimin e sistemit energjetik, e cila të ndihmon në vendimmarrjen gjatë ditës normale të punës. Njëkohësisht bën analizën e sigurisë, por ndihmon shumë edhe pjesën e kontrollit, të menaxhimit dhe të prodhimit”, u shpreh Z.Zeqo.

Ai sqaroi se ka aparatura të dedikuara për të bërë lidhjen dhe leximin e të gjitha të dhënave, monitorimin edhe të nënstacioneve të vendeve fqinjë çka ndikon tek pjesa e sigurisë së furnizimit.

“Para dy vjetësh kjo godinë ishte vetëm një gërmadhë e mbushur nga uji. Sot jemi në fazat e fundit të mbarimit të saj, shumë shpejt do të realizohet inaugurimi dhe kjo falë ndihmës e mbështetjes që OST ka patur nga Ministria e Energjisë, ambasada e Italisë në Tiranë dhe Kooperacioni Italian”, theksoi Z.Zeqo.

Ndërtimi i qendrës së re dispeçer do të bëjë të mundur realizimin e një sistemi kontrolli dhe drejtimi të sistemit elektroenergjitik bazuar në teknologjinë bashkëkohorë, që[nbsp_tc] është një nga faktorët kryesorë që garantojnë sigurinë e punës dhe shfrytëzimin optimal të sistemit tonë elektroenergjitik.

Ky projekt do të mundësojë [nbsp_tc]përcaktimin e mënyrës së shfrytëzimit ekonomik dhe optimal të sistemit energjitik dhe drejtimit operativ të tij mbi bazën e planit të prodhimit dhe të shkëmbimit të energjisë. Ndërtimi i qendrës është i domosdoshëm për aktivitetin në sinkron me rrjetin europian të transmetimit (ENTSO-E), për rregullimin fuqi -frekuence dhe për t’ju përgjigjur kërkesave që lidhen me tregun rajonal të energjisë elektrike.

[/text_tc][/column_tc][/section_tc]

Albanian
Facebook
Instagram
YouTube