Operatori i Sistemit te Transmetimit

Investime të planifikuara - OST
June 16, 2021 Specialist Specialist

Investime të planifikuara

1. NDERTIMI I LINJËS RE 110 KV FIER-HOXHARE

FINANCIMI:        Ky projekt financohet me fondet e OST sh.a. në vlerën 250,000,000 Lekë

OSHEE në përputhje me iniciativën paraprake të MIE në funksion të mbështetjes së zhvillimit infrastrukturor dhe projekteve të afërta strategjike në zonën e Hoxharës do të ndërtojë Nënstacionin elektrik të Hoxharës me nivele tensioni 110/35/20 kV dhe fuqi transformatorike 1×40/50MVA.

Nga ana e OST sh.a., për furnizimin me energji elektrike të Nënstacionit të ri të Hoxharës parashikohet ndërtimi i një linje të re 110 kV, me gjatësi rreth 18 km dhe me përcjellës ACSR 240/40 mm2, nga N/Stacioni Fier 220/110/35 kV ku do të instalohet trakti 110 kV i linjës së re.

PËRFITIMET:

  • Rrit sigurinë e furnizimit me energji elektrike të sistemeve të hidrovorëve në zonën e Hoxharës;

  • Mbështet zbatimin e projektit strategjik TAP në zonën e Hoxharës nëpërmjet garantimit të furnizimit me energji elektrike të stacionit të kompresorëve të gazit që planifikohet të ndërtohet në verilindje të qytetit të Fierit, rreth 2 km në veri të fshatit Sheq Marinës.

  • Rrit sigurinë dhe cilësinë e furnizimit me energji elektrike për rrjetin 35 kV dhe abonentëve familjarë.

  • Ndihmon në zhvillimin e sektorit të turizmit, pjesë e politikave zhvillimore të vendit.

  • Mbështet e politikat për diversifikimin e burimeve të rinovueshme nëpërmjet rritjes së kapaciteteve transmetuese për burimet e rinovueshme të energjisë elektrike, kryesisht nga impiantet që shfrytëzojnë energjinë diellore, me fuqi të përgjithshme deri në 40 MVA në zonë.

2. Ndërtimi i linjes re kabllore Tirana1-Qender

FINANCIMI: Ky projekt financohet me fondet e OST sh.a. në vlerën 100,000,000 Lekë

Nënstacioni Tirana Qëndër 110/20 kV do i nënshtrohet një zhvendosje me të gjithë asetet e saj. Parashikohet spostimi dhe ndërtimi i një stacioni të ri, Tirana Qender e Re i cili do të zëvendësojë nënstacionin ekzistues të Qëndrës 1×60/80MVA. Për energjizimin e N/Stacionit të Ri të Qëndrës që parashikohet të ndërtohet me kapacitet 2×63/80MVA do të shfrytëzohet zgjatimi i linjës ekzistuese L-110-43 e ndërtuar me kabëll alumini 800 mm2 që del nga seksioni i dytë i anës 110 kV të N/Stacionit Tirana1 si dhe një linjë e re kabllore me seksion 1000 mm2 me gjatësi rreth 2.2 km e cila do të dalë nga seksioni i parë i anës 110 kV të N/stacionit Tirana1.

                                                                                         Diagrama e lidhjes së N/Stacionit të Ri të Qëndrës

                                                                                                              Pozicioni i N/stacionit të Ri të Qendrës.

PËRFITIMET:

  • Linja e re do të rrisë sigurinë e furnizimit të N/Stacionit 110/20 kV të Ri të Qëndrës i cili furnizon me energji konsumatorë të rëndësisë së veçantë ku përveç godinave qeveritare mbulon dhe një numër të madh të bizneseve të vogla e të mesme.

  • Rritjen e sigurisë së furnizimit në tërësi të rrjetit unazor 20kV të shpërndarjes të Rajonit të Tiranës për shkak se fiderat dalës 20kV nga Nstacioni Qender operojnë në unazë me fidera dalës nga n/stacionet 110kV të Traktorave, Selitë dhe Tirana1.

3. Zgjerimi N/st Tirana1 TR 220/20  63 MVA  (Trakti 220 kV, seksioni tretë 20 kV dhe bazamenti TR 63MVA)

FINANCIMI:                    Ky projekt financohet me fondet e OST sh.a. në vlerën 100,000,000 Lekë

Nënstacioni Tirana1, i ndërtuar në vitin 1972 është rikonstruktuar plotësisht në vitin 2011. Ai është i pajisur me tre autotransformatorë 220/110/35 kV me fuqi të instaluar 120 MVA secili si dhe dy trasnformatorë 220/20 kV me fuqi të instaluar 63 MVA secili, ana 20kV e të cilëve mbulon një pjesë të rëndësishme të rrjetit të shpërndarjes së qytetit të Tiranës. Zhvillimi i ngarkesës së transformatorëve të fuqisë 220/20 kV të nënstacionit elektrik Tirana-1, është e lidhur ngushtë me planin zhvillimor të ngarkesës dhe të rrjetit 20kV të qytetit të Tiranës.

Aktualisht, nga analiza e bërë mbi bazën e ngarkesave maksimale të realizuara në vitet 2017-2018-2019, rezulton se dalja nga operimi i njërit prej transformatorëve 220/20 kV në nënstacionin Tirana1, mbingarkon transformatorin tjetër deri në 166% për vitin 2019, pra nuk kemi plotësim të kriterit të sigurisë N-1 për këta transformatorë.

Nga analiza e të dhënave të siguruara dhe nga llogaritjet e bëra për këtë qëllim, del se instalimi i një transformatori të ri 220/20kV me fuqi 63 MVA, do ti shërbëjë rritjes së sigurisë së furnizimit dhe operimit duke shërbyer si rezervë sigurie në rast të daljes eventuale jashtë pune të njërit prej transformatorëve ekzistues.

                                                                                    Transformatori i ri shtesë 220/20kV, 63MVA në Tirana1.

PËRFITIMET:

  • Rritjen e sigurisë së furnizimit dhe operimit duke shërbyer si rezervë sigurie në rast të daljes eventuale jashtë pune të njërit prej transformatorëve ekzistues.

  • Rritjen e sigurisë së furnizimit në tërësi të rrjetit unazor 20kV të shpërndarjes të Rajonit të Tiranës për shkak se fiderat dalës 20kV nga nënstacioni Tirana1 janë në lidhje unazore me fiderat dalës nga n/stacionet 110kV të Traktorave, Selitë dhe Qendër.

4. Ndërtimi linjës së re 110kv gjiri i lalzit – f.kuqe

FINANCIMI:                    Ky projekt financohet me fondet e OST sh.a. në vlerën 300,000,000 Lekë

Ndërtimi i Nënstacionit të Gjirit të Lalzit 110/20 kV nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE sh.a.) dhe në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet operatorëve për zhvillimin e rrjetit elektrik, OST sh.a. ndërmori investimin për ndërtimin e linjës 110 kV N/Stacioni Sallmone – Gjiri i Lalzit si dhe një trakti 110 kV në N/Stacionin Sallmone të cilat u vendosën në operim në vitin 2020.

Zona e Gjirit të Lalëzit është një zonë me potenciale të mëdha turistike dhe ndërtimi i infrastrukturës së re energjitike do të nxisë investimet e reja në turizëm dhe rritjen e numrit të bizneseve të vogla e të mesme duke gjallëruar ekonominë lokale në drejtim të shtimit të prodhimeve bujqësore, blegtorale etj. Gjithashtu kjo linjë do të shërbejë për rritjen e kapaciteteve transmetuese për burimet e rinovueshme të energjisë elektrike të mundshme në zonë, sidomos për impiantet solare të cilat janë në fokus zhvillimi etj.

Për të përmbushur kriterin e sigurisë statike N-1dhe rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike në N/Stacionin Gjiri i Lalzit është e nevojshme operimi në unazë për anën 110 kV.

Parashikohet ndërtimi i një linjë të re 110 kV Gjiri i Lalzit – F.Kuqe, me gjatësi rreth 23 km dhe me përcjellës ACSR-240 mm2. Realizimi i kësaj linje do të sjellë operimin në unazë të të N/Stacionit të Gjirit të Lalzit. Gjithashtu nënstacioni i Fushë Kuqes furnizon me energji elektrike konsumatorë të rëndësishem si pompat e ujësjellësit të Fushe Kuqes të cilat shërbejnë për furnizim me ujë të pijshëm të Qytetit të Durrësit.’

PËRFITIMET:

  • Përmirëson në mënyrë të ndjeshme situatën duke përballuar kërkesën gjithnjë e në rritje për energji elektrike të subjekteve në këtë zonë.

  • Ul ngarkesën në rrjetin ekzistues

  • Përmirësin ndjeshëm profillin e tensioneve duke garantuar furnizimin me cilësi të konsumatorëve

  • Lejon zhvillimin prespektiv të rrjetit në të ardhmen

                               Diagrama njëfazore e lidhjes së Nënstacioneve Gjiri i Lalzit dhe Fushë Kuqe me një linjë të re 110kV.

5. Ndërtimi n/st të ri 110/35/20 kV Palasë dhe linjës 110 kV

FINANCIMI:                    Ky projekt financohet me fondet e OST sh.a. në vlerën 320,000,000 Lekë

Në kuadër të bashkëpunimit si përgjigje të kërkesës nga OSHEE për planifikimin e zhvillimit të rrjetit të transmetimit dhe të shpërndarjes për shkak të zhvillimit të resorteve turisitike në zonën e Palasë-Dhërmi-Himarë dhe të kërkesës së MIE për marrjen e masave paraprake nga OST për plotësimin e nevojave për furnizimin me energji elektrike të Tunelit të Llogarasë, strukturat përgjegjëse të OST kanë vlerësuar situatën aktuale të infrastrukturës elektroenergjitike në zonën e Himarë-Palasës dhe mundësinë e zhvillimit të saj në përputhje me planet zhvillimore të ngarkesës të paraqitur nga OSHEE dhe të MIE dhe propozon këto masa paraprake të ndarë në dy faza. Në fazën e parë:

  • Të realizohet ndërtimi i Nënstacionit të ri 110/35/20 kV Palasë me fuqi 25/12.5/20 MVA dhe kthimi i njërit qark të linjës ekzistuese që aktualisht është në operim në nivel tensioni 10 kV në linjë 110 kV sikundër është parashikuar. Kjo linjë do të duhet të zgjatet nga N/Stacioni 35/10 kV Palasë deri në sheshin e ri ku do të përcaktohet për ndërtimin e nënstacionit të ri të Palasës. Kjo linjë në total është rreth 13 km dhe ka gjithesej 45 shtylla.

Në varësi të sheshit ku do të vendoset të ndërtohet Nënstacioni i ri 110/35/20 kV Palasë do të duhet të ndërtohet linja 110 kV me dy qarqe nga N/Stacioni 35/10 kV Palasë (shtylla nr. 45) deri tek sheshi i nënstacionit të ri. Një shesh i përshtatshëm për ndërtimin e nënstacionit të ri mund të jetë zona si në figurëm në vijim.

                                                       Pozicionimi i Nënstacionit të ri 11035/20 kV Palas dhe segmenti i ri i linjës 110 kV me dy qarqe.

Nëse ky do të përdorej si shesh për nënstacionin, linja e re 110 kV që duhet të ndërtohet është afërsisht 3 km. Gjithashtu në këtë investim parashikohet instalimi i një trakti të ri për këtë linjë në Nënstacionin  110/35/20 kV Himarë.

Linja kabllore 35 kV ndërmjet N/Stacioneve Himarë e re – Himarë e vjetër e cila aktualisht   përdoret si segment i linjës 10 kV Himarë e vjetër – Palas mund të përdoret si linjë 35 kV  (qarku i dytë) Himarë e re –Himarë e vjetër.

Në përfundim të fazës së parë rrjeti do të ketë konfigurimin si në figurën në vijim:

Për të bërë të mundur realizimin e fazës së parë është e nevojshme të investohet për realizimin e këtyre punimeve:

Ndërtimi i N/Stacionit të ri 110/35/20 kV në Palasë.

Ndërtimi i segmentit të linjës 110 kV me dy qarqe me gjatësi rreth 3 km, njëri qark 110 kV dhe qarku i dytë 35 kV.

Kthimi i linjës ekzistuese Himarë-Palasë (qarku që shfrytëzohet aktualisht si linjë me tension 10 kV) me izolacion 110 kV.

PËRFITIMET:

  • Përmirëson në mënyrë të ndjeshme situatën duke përballuar kërkesën gjthnjë e në rritje për energji elektrike të subjekteve në këtë zonë;

    • Ul ngarkesën në rrjetin ekzistues të shpërndarjes në nivelin 35 kV dhe 10 kV dhe e bën atë më efektiv e fleksibel duke rritur performancën e shërbimit.

    • Mbyll në unazë rrjetin 35 kV dhe bën rezervimin e N/Stacioneve Palasë 35/10 kV dhe Himarë e vjetër 35/10 kV.

    • Përmirëson ndjeshëm profilin e tensioneve duke garantuar furnizim me cilësi të konsumatorëve.

    • Bën efektiv një investim të bërë nga OSHEE vitet e fundit, linjën 110 kV me dy qarqe që del nga nënstacioni 110/35/20 kV Himarë e re  dhe përfundon në nënstacionin 35/10 kV Palasë. Kjo linjë me gjatësi 15 km, sikurse kemi thënë më parë, aktualish përdoret një qark si linjë 35 kV dhe qarku i dytë si linjë 10 kV.

    • Do të garantojë furnizimin me energji elektrike të tunelit i cili përfaqëson një konsumator të rëndësishëm dhe nga ana tjeter ka një konsum të konsiderueshëm.

    • Lejon zhvillimin perspektiv të rrjetit në të ardhmen. Në prespektivë ekziston mundësia që të mbyllet linja 110 kV dhe 35 kV nga N/Stacioni i ri 110/35/20 kV Palasë në N/Stacionin 110/35/20 kV Orikum.

6. Furnizimi i fazës rezervë 400/220 kV 115 MVA Koman

FINANCIMI:                    Ky projekt financohet me fondet e OST sh.a. në vlerën 160,000,000 Lekë

Në kuadër të projektit të fuqizimit të N/stacionit të Komanit është montuar dhe në shfrytëzim një nga autotransformatorët më të fuqishëm të OST sh.a.: -AT-3×115 MVA, 410/230 kV.

Por, për këtë pajisje mjaft të rëndësishme, pa mirëfuksionimin e së cilës i gjithë investimi (N/stacioni) është nul, nuk është parashikuar një fazë rezervë, që do të shërbente si zëvëndësuese për çdo avari apo problem në njërën nga fazët përbërëse të AT-së dhe do të bënte që AT-3×115 MVA, 410/230 kV (pra edhe N/stacioni) të kthehej në shfrytëzim dhe gjëndje gadishmërie teknike në një kohë mjaft të shpejtë.

Gjithashtu për AT-3×115 MVA, 410/230 kV nuk janë parashikuar pjeset rezervë per mirëmbajtje gjatë shfytëzimit.

Për sa më sipër janë dhënë propozimet përkatëse në tabelën e mëposhtme.

Nr.

Emërtimi i pajisjes

Njësia

Sasia

Njësia/N/stacioni

1

AT-115 MVA, 410√3/230√3 kV

Komplet

1

NJO Shkodër /Koman

2

Pjesë rezervë për AT-3×115 MVA, 410/230 kV

NJO Shkodër /Koman

2.1

Izolator kalimtar 400 kV

copë

1

-II-

2.2

Izolator kalimtar 220 kV

copë

1

-II-

2.3

Izolator kalimtar për nulin

copë

1

-II-

2.4

Rele gazore (Buchholz relay)

copë

1

-II-

2.5

Rele për OLTC (protection relay for OLTC)

copë

1

-II-

2.6

Rele gazore për kontrollin e diafragmës

copë

1

-II-

2.7

Rele presioni për kazanin kryesor

copë

1

-II-

2.8

Rele presioni për OLTC

copë

1

-II-

2.9

Valvola të cdo tipi dhe madhësie nga një copë

komplet

1

-II-

2.10

Termometër për matjen e temperaturës së vajit

copë

1

-II-

2.11

Termometër për matjen e temperaturës së pështjellës

copë

1

-II-

2.12

Enë dehidratimi të ajrit pa mirëmbajtje për kazanin kryesor

copë

1

-II-

2.13

Enë dehidratimi të ajrit pa mirëmbajtje për OLTC

copë

1

-II-

2.14

Komplet gominash për një fazë te autotransformatorit

komplet

1

-II-

PËRFITIMET:

  • Rrit sigurinë e operimit jo vetëm të Rajonit Verilindor por edhe të sistemit të transmetimit për shkak të fuqië së konsiderueshme të autotransformatorit të Komanit;

7. FURNIZIM VENDOSJE SHUNTREAKTORI 400 KV 120MVAR TIRANA2

FINANCIMI:                    Ky projekt financohet me fondet e OST sh.a. në vlerën 550,000,000 Lekë

Aktualisht identifikohen vlera të larta të tensionit në nivelin 400kV. Paralelisht me zhvillimin e rrjetit ka pasur dhe një rritje të ndjeshme të gjenerimeve të reja (gjeneruesit e vegjël), shumica prej të cilëve të lidhur në rrjetin e shpërndarjes , gjë që ka ndikuar në uljen e ngarkesës në rrjetin e transmetimit. Nga ana tjetër, ngarkimi i nivelit 400kV është i ulët, rreth 20%÷30% të kapacitetit të tij, duke gjeneruar fuqi reaktive në rrjet, që sjell detyrimisht nivele të larta tensioni. Për të paraprirë situata të vështira në lidhje me problemet në nivelet e tensionit, parashikojmë vendosjen e një shunt reaktori, 120MVAr në nënstacionin Tirana2.

PËRFITIMET:

  • Rrit sigurinë dhe besueshmërinë e sistemit të transmetimit;

 

8. ZGJERIMI I SISTEMIT TE LOKALIZATOREVE TE DIFEKTEVE

FINANCIMI:  Ky projekt financohet me fondet e OST sh.a. në vlerën 130,000,000 Lekë

Ngritja e një sistemi për lokalizimin e avarive në linjat e transmetimit është i një rëndësie të veçantë.

Lokalizimi i avarisë në mënyrë sa më precise në linjat e transmetimit me anë të digital fault locators dhe pasqyrimi i i avarisë në sallat e monitorimit është një avantazh shumë i madh për të rritur sigurinë e sistemit energjetik. Vendodhja e gabimit kërkohet në të gjitha qarqet e ndërlidhura. Lokatori i gabimit jep gabimin në saktësi deri në dhjetra metra afër vendodhjes dhe për të gjitha lllojet e defektit të pavaruar nga gjatësia e linjës në linjat ajrore duke filluar nga disa metra deri në 50 km.

Lokatori i gabimit vepron në mënyrë të barabartë në:

  • Qarku i hapur, faza në tokë dhe faza në fazë

  • Linja me ngarkesa të caktuara

  • Linja me ndërtime jouniforme

  • Linja me kompensim në seri

  • Qarqet DC me njësitë e përshtatshme të bashkimit

Saktësia e lokatorit të gabimeve nuk ndikohet nga:

  • Gabimet ne toke te rezistences se larte me infeksione ne fund te larget

  • Rrymat e gabimeve jo sinusoidale te prodhuara nga arcing

  • Zhvillim dhe /ose defekt i paqendryeshem

  • Kapaciteti i shperndare i linjave te gjata.

  • Gabimet e CT dhe VT

  • Lokatoret e defekteve do te jene te instaluara ne menyre te perhershme dhe do te veprojne ne principin e vales se veprimit.

PËRFITIMET:

  • Rrit sigurinë dhe besueshmërinë e sistemit të transmetimit;