Operatori i Sistemit te Transmetimit

INVESTIME ME FONDET E OST - OST
August 30, 2021 Specialist Specialist

INVESTIME ME FONDET E OST

Në tre vitet e fundit në rrjetin e OST janë investuar gjithsej rreth 15.102 miliard leke (122 milion euro)

Fokusi i këtyre investimeve ka qene kryesisht rritja e sigurise dhe e cilësisë së furnizimit me energji elektrike nëpërmjet rehabilitimit të nënstacioneve kryesisht 110kV me pajisje te amortizuara në kohë dhe në operim kryesisht manual si dhe rikonstruksionin e linjave 110kV dhe 220kV duke synuar rritjen e kapacitetit transmetues të tyre që të jenë të afta të përballojnë jo vetëm ngarkesën aktuale pik por edhe të jenë te gatshme të presin burimet e  pritshme të rinovueshme të energjisë në të ardhmen e afërt.

Investimet janë shpërndare në të gjithë territorin e vendit por kryesisht në nënstacionet dhe linjat që kanë patur nevojë për ndërhyrje emergjente për kohën e gjatë të ndërtimit të operimit të tyre dhe në kushte të amortizimit të tyre.

Më konkretisht gjatë kësaj periudhe janë kryer:

  1. Rikonstruksione të Nënstacioneve:
  • Rehabilitimi i impiantit 110 kV ne Nstacionin Memaliaj
  • Rehabilitimi i impiantit 110 kV ne Nstacionin Laç1
  • Rikonstruksioni i anës 110 kV në Nënstacionin Kajan
  • Rikonstruksioni i Nënstacionit 110 kV Jagodinë
  • Rikonstruksioni i Nstacionit 110/35/20/6 Lushnje (Plasmas).
  • Rikonstruksioni i impiantit 110 kV të nënstacionit Librazhd (mbetet vendosja e pajisjeve të telekomunikacionit)
  • Rehabilitimi i anës 110 kV të Nënstacionit Fushë-Arrëz
  • Rehabilitimi i impjantit 110 kV ne Nstacionin Laç 2
  • Rehabilitimi i impiantit 110 kV të N/stacionit Rubik
  • Rehabilitimi i anës 110 kV të Nënstacionit Ibë
  • Punimet civile për rikonstruksionin e traktit 110 kV të linjës Fier – Kuçovë
  • Punime civile për riparime dhe rikonstruksione në n/st Rrashbull e Zemblak
  • Rehabilitimi i anës 110 kV të nënstacionit Prrenjas

 

  1. Investime të përfunduara: rikonstruksione dhe ndërtim linjash të reja:
  • Linje e re 110kV me dy qarqe Ulez-Skuraj.
  • Rikonstruksioni i Linjës TL 110 kV Lac1 -Lac 2
  • Demontimi dhe ndërtimi i linjës së re 110 kV me një qark Skuraj -Laç1
  • Ndërtim Linja TL, 110 kV, N/Stacioni Sallmone – Gjiri i Lalëzit dhe shtesë trakti 110 kV në N/Stacionin Sallmone
  • Punime për përfundimin e linjes kabllore 110 kV Tirana2-Selitë dhe lidhja me nënstacionin 110/20 kV Kombinat.

 

Ndërkohë janë në fazë implementimi projektet e mëposhtme:

 

  • Ka filluar ndërtimi i Nstacionit 220/110/35 kV Shumat me fondet e OST në vlerën 144 milion leke impakti i të cilit prek gjithë unazën 110kV të zonës verilindore të vendit në të cilën janë lidhur dhe janë në proces ndërtimi një numër i madh burimesh hidrike. Ky nënstacion do sjellë: rritjen e sigurise nëpërmjet reduktimit të numrit të stakimeve dhe kohës së ndërprerjeve tek HEC-et ekzistues dhe konsumatorët e zonës, reduktimit të humbjeve teknike dhe reduktimit të numrit të stakimeve dhe të energjisë së mosfurnizuar.

  • Eshtë në proces ndërtimi linja 220kV Komsi – Shumat e financuar nga fondet e OST me vlerë 199.9 milone lekë. Projekti parashikon ndërtimin e një linje 220kV me dy qarqe, me një qark të instaluar me përcjellës ACSR 490/65 mm2 me një gjatësi prej 48.5km dhe përbëhet nga 147 shtylla të reja metalike. Linja do të lidhë anën 220kV të Nst Komsi te Burrelit dhe anën 220kV të NSt të ri 220/110/35kV Shumat. Impakti pozitiv i ndërtimit të kësaj linje është reduktimi i ngarkesës të linjës 110kV të unazës verilindore.

 

  • Rikonstruksioni i linjave 110kV Laç 2-Ura e Matit dhe Skuraj-Ura e Matit. e financuar nga fondet e OST me vlerë rreth 233 milone lekë. Projekti parashikon: Demontimin e linjës ekzistuese 110kV Laç 2- Ura e Matit dhe Skuraj –Ura e Matit, ndërtimin e linjës së re 110kV Laç 2- Ura e Matit me dy qarqe me përcjellës ACSR 240/40mm2 rreth 5.6 km të gjatë, ndërtimin e linjës së re 110kV Skuraj-Ura e Matit me një qark me përcjellës ACSR 240/40mm2 rreth 4.5 km të gjatë. Impakti pozitiv i ndërtimit të kësaj linje është rritja e kapacitetit transmetues të flukseve të energjisë nga centralet e Ulzës, Shkopetit dhe HECEve të tjera të zones në drejtim të qendrës së ngarkesës kryesisht në Tiranë.

 

  • Ndërtimi i linjës me dy qarqe 110 kV Fibër-Librazhd dhe traktet e linjave përkatëse në Nënstacionin Fibër e Librazhd e financuar nga fondet e OST me vlere rreth 464 milone leke.

Projekti parashikon ndërtimin e linjës së re 110kV me dy qarqe Fibër-Librazhd rreth 23km të gjatë, me përcjellës ACSR 240/40 mm2 dhe ndërtimin e dy trakteve të linjave në nstacionet Librazhd dhe Fibër. Impakti pozitiv i ndërtimit të kësaj linje është në rritjen e kapacitetit transmetues të flukseve të energjisë nga Hecet e lidhura aktualisht dhe të BRE-E të pritshme në prespektivën e afërt, rritjen e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike, përmirësimin e profilit të tensioneve brënda vlerave të lejuara.

 

Investime të tjera kontrata e të cilave është lidhur në vitet 2020 &2021 dhe në proces zbatimi janë:

 

  1. Ndërtimi i linjës së re 110 kV, me një qark Cerrik – Kajan – Kuçovë – Jagodinë dhe rehabilitimi i trakteve dalëse të linjave 110 kV të N/Stacioneve Cerrik dhe Kuçovë
  2. Spostimi i linjes ajrore 220 kV dopio qark Tirana 2 – Elbasan
  3. Rikonstruksioni i linjes 110 kV Librazhd-Prrenjas
  4. Ndërtimi i linjës 110 kV dopjo qark N. Stacioni Elbasan – N. Stacioni Fibër
  5. Ndërtimi i linjës së re 110 kV dopjo qark Elbasan – Cërrik
  6. Punime primare, furnizim dhe vendosje Transformator TR 63 MVA, 220/20 kV, në N/Stacionin Tirana 1, punime sekondare për përshtatjen e tij me sistemet ekzistuese
  7. Ndertimi I linjes se re 110 kV, me nje qark Lushnje – Fier
  8. Ndërtimi i linjës së re me dy qarqe 110 kV Burrel – Bulqizë dhe rehabilitimi i Nënstacioneve 110 kV, Burrel dhe Bulqizë