INSPEKTIMI I LINJES 400 KV SHQIPERI – KOSOVE

[section_tc padding=’padding-right:40px;padding-left:40px;’][column_tc span=’12’][h_tc type=’3′]

INSPEKTIMI I LINJES 400 KV SHQIPERI – KOSOVE

[/h_tc][image_tc url=’https://www.ost.al/old/wp-content/uploads/2016/04/KS_inspektimi.jpg’ timing=’linear’ trigger_pt=’0′ duration=’1000′ delay=’0′ target=’_self’][/image_tc][text_tc timing=’linear’ trigger_pt=’0′ duration=’1000′ delay=’0′]

[nbsp_tc]

Ministri Gjiknuri inspekton punimet në Projektin[nbsp_tc] “Linja e Transmetimit 400 kV Shqipëri-Kosovë” Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri dhe Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Z. Engjell Zeqo inspektuan sot në Qarkun e Lezhës punimet në kuadër të projektit të Linjës së Transmetimit 400 kV Shqipëri-Kosovë. Ministri Gjiknuri deklaroi se ky investim mund të cilësohet ndër më strategjikët për vendin. Sipas tij, linja e bën Shqipërinë dhe Kosovën pjesë të një rrjeti të përbashkët energjitik duke shtuar edhe mundësitë për të gjithë operatorët të veprojnë në një treg më të hapur. Në vlerësimin e Ministrit, ky investim në vlerën mbi 28 milion euro garanton një furnizim sa më të rregullt, siguri energjitike dhe qëndrueshmëri çmimesh për konsumatorët. “Qeveria shqiptare planifikon që në vitet e ardhshme të kemi vite të investimeve por edhe të efiçiencës së sektorit energjitik duke rimëkëmbur atë nga ana financiare dhe duke e shëndoshur. Synimet tona janë të qarta, sektori nuk duhet të jetë më barrë për buxhetin e shtetit. Kemi një plan konkret që deri në vitin 2018 sistemi energjitik të ecë me këmbët e veta”, u shpreh Ministri Gjiknuri. Administratori i OST-së Z.Engjell Zeqo deklaroi se projekti po ecën brenda parametrave të kontratës. ”Duke patur parasysh se edhe qeveria e Kosovës ka në plan ndërtimin e disa TEC-eve të reja, pasi linjiti e favorizon këtë fakt atje, do të thotë se kemi mundësinë e ndërthurjes së shfrytëzimit të burimeve ujore në Shqipëri dhe linjitit atje. Kjo do rrisë sigurinë e viteve të thata apo dhe marrjen e energjisë me një çmim më të lirë. Të gjitha investimet synojnë drejt reduktimit të çmimit, zvogëlimit të humbjeve dhe kostove të transmetimit të energjisë”, insistoi Zeqo. Prononcimi i plotë i Ministrit të Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri Ministri Gjiknuri: Jemi këtu për të inspektuar një linjë shumë të rëndësishme, linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. Tashmë dihet se ka qenë një projekt shumë i rëndësishëm i qeverisë shqiptare. Me këtë qeveri ky projekt më në fund po bëhet realitet. Puna ka filluar në Shqipëri ashtu sikurse ka filluar edhe nga ana e palës kosovare. Linja është shumë e rëndësishme pasi do të lidhë të dyja vendet tona dhe përmirëson shumë furnizimin me energji elektrike. Kjo linjë rrit sigurinë e furnizimit dhe përbën një nga investimet më strategjike të vendit. Mbi të gjitha për faktin se tanimë Shqipëria dhe Kosova bëhen si rrjet i përbashkët energjitik. Është një investim serioz, i siguruar me fondet e bankës gjermane kfË dhe kuptohet me garanci të qeverisë shqiptare. Po flasim për një investim mbi 28 milion eurosh dhe mendojmë se deri në pranverën e vitit 2016 kjo linjë të jetë plotësisht funksionale. Për konsumatorin shqiptar kjo do të thotë më shumë mundësi furnizimi për gjithë operatorët e sistemit energjitik, më shumë mundësi tregtimi edhe për tregtarët e energjisë elektrike. Garantohet një furnizim sa më i rregullt me energji dhe siç e kemi thënë jemi në fazën më intensive të investimeve në sektorin energjitik. Qeveria shqiptare planifikon që në vitet e ardhshme të kemi vite të investimeve por edhe të efiçiencës së sektorit energjitik duke rimëkëmbur atë nga ana financiare dhe duke e shëndoshur. Synimet tona janë të qarta, sektori nuk duhet të jetë më barrë për buxhetin e shtetit. Kemi një plan konkret që deri në vitin 2018 sistemi energjitik të ecë me këmbët e veta. Pyetje: A jeni i kënaqur me ecurinë e punimeve? Ministri Gjiknuri: Kuptohet, punimet po ecin sipas planifikimit dhe kontratës. Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve të kontratës mbetet të jem i kënaqur me ecurinë e punimeve. Pyetje: Këto investime a i paraprijnë rritjes së çmimit të energjisë? Ministri Gjiknuri: Nuk kanë lidhje këto investime me çmimin e energjisë. Këto janë investime të planifikuara dhe duhet të kuptojmë se rrjeti energjitik shqiptar kërkon investime në mënyrë intensive. Është përgjithësisht një rrjet i degraduar, janë bërë investime por duhen akoma më shumë. Për të patur cilësi furnizimi kërkojmë të kemi investime efikase. Ky investim është një nga këto dhe sa më shumë të jetë Shqipëria e lidhur me rrjetet rajonale dhe evropiane aq më shumë rëndësi ka për furnizim më të mirë, qëndrueshmëri të çmimeve. Prononcimi i Drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit Z.Engjell Zeqo: Drejtori i OST, Zeqo: Sa i takon pikëpamjes teknike, mund tu them se kjo linjë është e ndarë në dy pjesë në Vaun e Dejës. Këtu bëhet dhe lidhja me linjën që vjen nga Podgorica, jemi në qarkun e dytë të linjës që vjen nga Podgorica në Tiranë. Pjesa e linjës së Kosovës nga Vau Dejës në Tiranë është rreth 80 kilometra e gjatë dhe këtu punohet për shtrirjen e qarkut të dytë. E gjithë puna që jeni duke parë bëhet nën tension pasi pjesa tjetër që vjen nga Podgorica është në operim me tension 400 kilovolt. Të tilla kanë qenë dhe kushtet e kontratës që është shpallur fituese. Pjesa tjetër pastaj është e gjitha e re, nga Vau Dejës deri në Morinë rreth 70 kilometra. Më tej, rreth 90 kilometra është pjesa që shtrihet në Kosovë. Javën e kaluar morëm dhe lejen nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe duke nisur nga janari i ardhshëm do të fillojë puna edhe për seksionin e ri që përfshin dhe ndërtimin e shtyllave. Gjithçka po shkon sipas grafikut që kemi patur me kontraktorin. Kontrata është bërë efektive në muajin prill të vitit 2014 dhe është për një kohë 24 mujore çka parashikon përfundimin në prillin e vitit 2016. Siç e tha dhe ministri më parë, kjo linjë ka rëndësi pasi bën integrimin e rrjetit tonë me gjithë tregun e energjisë së rajonit. Linja shton kapacitetet si në aspektet sigurisë dhe qëndrueshmërisë por edhe u jep mundësinë tregtarëve të energjisë që të bëjnë shkëmbimet e mundshme dhe tregtinë në një treg të hapur. Duke patur parasysh se edhe qeveria e Kosovës ka në plan ndërtimin e disa TEC-eve të reja, pasi linjiti e favorizon këtë fakt atje, do të thotë se kemi mundësinë e ndërthurjes së shfrytëzimit të burimeve ujore në Shqipëri dhe linjitit atje. Kjo do rrisë sigurinë e viteve të thata apo dhe marrjen e energjisë me një çmim më të lirë. Të gjitha investimet synojnë drejt reduktimit të çmimit, zvogëlimit të humbjeve dhe kostove të transmetimit të energjisë. Sa i takon situatës hidroenergjitike, duke qenë se OST kryen rolin e transmetuesit, mund të them jemi shumë mirë. Kuotat në Fierzë ku jepet dhe indikacioni shkojnë 288.4 metër, dhe ndërkohë KESH-I ka nisur eksport energjie për optimizim duke rritur të ardhurat. Ajo çka vihet re tek ne, duke qenë më e dukshme, ka të bëjë me ulje të ngarkesës në orët e pikut. Kjo vjen si rezultat i ndërgjegjësimit për të mos abuzuar me energjinë, për ta paguar atë e për të mos e vjedhur. Ka një ulje me 100-150 mega në orët e pikut, kjo përkthehet me ulje të humbjeve dhe rezervë më e madhe energjitike. TË DHËNAT TEKNIKE PËR PROJEKTIN Projekti “Linja e Transmetimit 400 kV Shqipëri-Kosovë”, bëhet i mundur nga Marrëveshja e Huasë së këtij projekti, ratifikuar me Ligjin Nr.10 248, datë 11.3.2010, ndërmjet: Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave; Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Sh.a., si Agjencia e Zbatimit të Projektit dhe bankes gjermane KfË Frankfurt am Main për financimin e projektit. Vlera totale e kontratës së zbatimit, për pjesën e Shqipërisë është 28,938,189.89 euro. Kontrata është bërë efektive në datë 16 Prill 2014 dhe afati i parashikuar për përfundimin e implementimit është 16 Prill 2016. Implementimi i projektit “Linja e Trasmetimit 400 kV Shqipëri – Kosovë” do të realizohet nga kompania Energoinvest, për një perjudhë kohore 24 muaj nga data që kjo kontratë është bërë efektive. Gjatësia e përgjithshme e trasesë se linjes është 241.1 km, nga te cilat: Pjesa e cila shtrihet në territorin e Kosovës me gjatësi rreth 90 km. Pjesa e cila shtrihet në territorin e Shqipërisë me gjatësi prej 151.1 km Pjesët përbërëse të projektit në territorin e Shqipërisë : Segmenti i parë : Instalimi i qarkut të dytë në shtyllat me dy qarqe te linjes ekzistuese 400 kV Tiranë-Podgoricë nga N/st. Tirana 2 deri pranë HEC Vau i Dejës, me një gjatësi prej 80 km. Segmenti i dytë : Ndërtimi i Linjës së re me një qark Vau i Dejës-Morinë, me nje gjatësi prej 71.1 km. Shtyllat. Shtyllat do te jene metalike te zinguara. Shtylla baze do te kete lartesine 32.5 metra. Dhe ne funksion te terrenit lartesia e tyre varion nga 29.5 metra ne 50.5 metra. Perciellesi dhe trosi Linja 400 kV do te kete dy percielles per faze me distanciator 40 cm ndermjet tyre. Perciellesi do te jete i tipit ACSR 490/65 mm2, dmth alumin 490 mm2 dhe zemra e tij prej celiku 65 mm2 per rritjen e qendrueshmerise mekanike. Limiti termik i rrymes se linjes 400 kV eshte 1920 Amper. Perciellesi i mbrojtjes nga goditjet atmosferike do te jete i paisur ne brendesi me fibra optike (OPGË), per qellime te telekomunikacionit dhe shkembimit te te dhenave. Do te perdoren dy OPGË te instaluar ne dy skajet me te larta te shtylles, secili me kapacitet 96 fibra optike.[nbsp_tc][nbsp_tc][nbsp_tc][nbsp_tc] Ka filluar puna per plotesimin e qarkut te dyte ne shtyllat per dy qarqe qe i perkasin respektivisht[nbsp_tc] linjes 400 kV Tirane – Podgorice dhe linjes 400 kV Tirane – Kosovab. Puna ka filluar nga Vau i Dejes dhe jane shtrire rreth 10 km linje. Per pjesen e linjes me nje qark, eshte hartuar projekti i plote teknik, jane bere testime te shtyllave dhe jane ne proces prodhimi materialet. Me daten 3/12/2014 u referua materiali prane Keshillit Kombetar te Territorit dhe me zbarjedhjen e lejes zhvillimore do te filloje puna ne terren.

[/text_tc][/column_tc][/section_tc]

Albanian
Facebook
Instagram
YouTube