INAUGURIMI I LINJËS 110 KV ERSEKË – PËRMET

[section_tc padding=’margin-bottom:0px;border-bottom:0px;padding-right:40px;padding-bottom:0px;padding-left:40px;’][column_tc span=’12’][text_tc timing=’linear’ trigger_pt=’0′ duration=’1000′ delay=’0′]

INAUGURIMI I LINJËS 110 KV ERSEKË – PËRMET

[/text_tc][/column_tc][/section_tc][section_tc padding=’margin-top:0px;margin-bottom:0px;border-top:0px;border-bottom:0px;padding-top:0px;padding-right:40px;padding-bottom:0px;padding-left:40px;’][column_tc span=’6′][image_tc url=’https://www.ost.al/old/wp-content/uploads/2016/04/Kryesore.jpg’ timing=’linear’ trigger_pt=’0′ duration=’1000′ delay=’0′ target=’_self’][/image_tc][/column_tc][column_tc span=’6′][text_tc timing=’linear’ trigger_pt=’0′ duration=’1000′ delay=’0′]

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri, i shoqëruar nga zv.ambasadorja e Republikës Federale Gjermane në Tiranë Znj. Anke Holstein, përfaqësuesi i bankës gjermane KfW Z. Christoph Tiskens dhe administratori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Engjëll Zeqo morën pjesë në inaugurimin e ndërtimit të linjës 110 kV në segmentin Ersekë-Përmet.

Ministri Gjiknuri e konsideroi ndërtimin e linjës Ersekë-Përmet me shumë rëndësi për përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike të gjithë zonës së jugut. Sipas tij, ky investim por edhe shumë të tjera që do të kryhen në vitet e ardhshme do të krijojnë infrastrukturën elektrike të përshtatshme për zhvillimin e turizmit në zonën e bregut të detit Jon.

Z.Gjiknuri theksoi se falë mbështetjes së Bankës Botërore, KfW dhe donatorëve të tjerë të interesuar për sektorin energjitik, me vizionin e saj të ri,[nbsp_tc] qeveria do të kthejë prioritare investimet në këtë fushë, për të mundësuar brenda pak vitesh shndërrimin në një sektor fitimprurës, likuid dhe motor të zhvillimit ekonomik të vendit.

Zv.ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Zonja Anke Holstein[nbsp_tc] vlerësoi se investimi në linjën Ersekë-Përmet ka rëndësi për sistemin e transmetimit por gjithashtu ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të zonës dhe në veçanti të turizmit.

Zv.Presidenti i parë i bankës gjermane, Z. Christoph Tiskens theksoi se KfW do të vazhdojë të mbështesë projektet zhvillimore të sistemit elekroenergjitik, me qëllim modernizimin e sistemit, si pjesë e rrjetit energjitik të Europës Juglindore.

Ndërkaq, administratori i OST-së Engjell Zeqo sqaroi se linja Ersekë-Përmet, ashtu sikurse investimet e tjera në Unazën e Jugut do të mund të ndikojnë në reduktimin e humbjeve në rrjet.

Sipas tij, këto investime do të çojnë në rritjen e rezervës së furnizimit pasi prej 20 vitesh, kjo unazë ka qenë e kërkuar dhe përfolur por sot është bërë realitet përmes vullnetit të qeverisë shqiptare dhe ndihmës së qeverisë gjermane dhe bankës KfW.

[/text_tc][/column_tc][/section_tc][section_tc padding=’margin-top:0px;margin-bottom:0px;border-top:0px;border-bottom:0px;padding-top:0px;padding-right:40px;padding-bottom:0px;padding-left:40px;’][column_tc span=’12’][text_tc timing=’linear’ trigger_pt=’0′ duration=’1000′ delay=’0′]

NFORMACION TEKNIK

Projekti financohet nga një kredi e Qeverisë Gjermane nëpërmjet bankës KfW. Linja e ndërtuar Ersekë-Përmet është pjesë e projektit të zhvillimit të rrjetit 110 kV të Jugut të Shqipërisë. Segmenti Ersekë-Përmet i cili tanimë ka përfunduar në kohë rekord dhe vendosur në funksion ka një gjatësi prej 55.7 kilometër. Linja bën pjesë në LOT-in e dytë të projektit që njihet si Unaza e Jugut që përfshin gjithashtu ndërtimin e segmenteve Babicë-Sarandë, Zemblak-Korçë dhe rehabilitim të linjave Korçë-Ersekë, Memaliaj-Këlcyrë-Permet dhe punime në nënstacionet respektive. LOT-i i parë i këtij projekti parashikon fuqizimin e nënstacionit 400/110 kV Zemblak me vlerë 4.5 milionë euro.

[nbsp_tc]

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri: “Ky nuk është projekti i vetëm. Mbështet edhe shumë zona që kanë zhvillim turistik dhe që në perspektivë do të kenë investime në turizëm. Do të pasohet me një investim tjetër shumë të rëndësishëm në nënstacionet e Orikumit dhe Himarës, gjë që do të përfundojë infrastrukturën energjitike për gjithë zonën e bregut. Gjithashtu, në vitet në vijim, qeveria shqiptare i ka vënë qëllim vetes që sektori i energjisë të marrë investime të mëdha. Kemi vënë re se ka qenë një sektor i neglizhuar, shpesh herë me dështime, me një privatizim të dështuar, probleme themelore sa i përket pagesave dhe likuiditetit që ka sjellë një situatë jo të mirë të trashëguar. Megjithatë, jemi duke e qasur problemin siç duhet. E kemi marrë në një situatë të vështirë por; falë mbështetjes nga Banka Botërore, nga KfW dhe nga gjithë donatorët e rëndësishëm që janë të interesuar për sektorin energjitik; falë edhe një vizioni e këndvështrimi të ri të qeverisë shqiptare që sektorin energjitik ta kthejë vërtet në sektor fitimprurës, likuid dhe motor të zhvillimit të ekonomisë; unë mendoj se në vitet në vijim do të jetë periudha më e rëndësishme e investimeve në këtë sektor. Investimet në sektorin energjitik, janë investime të cilat sjellin cilësi, siguri në furnizimin energjitik dhe mbi të gjitha sjellin qëndrueshmëri edhe në çmimet e energjisë. Kjo është shumë e rëndësishme sepse vetëm me një siguri të furnizimit energjitik dhe me një kosto të pranueshme, ekonomia shqiptare do të ketë bazën e nevojshme për zhvillim”.

[nbsp_tc]

Administratori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), Engjëll Zeqo: “Kjo linjë do të japë një impakt të rëndësishëm në reduktimin e humbjeve, gjë e cila ka të bëjë edhe me fizibilitetin e këtij projekti. Deri në zonën e Përmetit, ne vijmë me një linjë shumë të gjatë 110 kv dhe të amortizuar si nga pjesa e Memaliajt ashtu edhe nga pjesa e Gjirokastrës. Pra, do të thotë se ka një impakt shumë të rëndësishëm edhe në rritjen e rezervës së furnizimit, pasi prej 20 vitesh ka qenë një ndër projektet që janë përfolur shumë e është kërkuar shumë nga ana e sistemit të transmetimit por më në fund është bërë realitet në sajë të ndihmës shumë të madhe të dhënë nga banka gjermane KfW, qeveria gjermane por edhe suportin e plotë të qeverisë shqiptare”.

[/text_tc][/column_tc][/section_tc]

Albanian
Facebook
Instagram
YouTube