Historiku/Misioni

Sistemi i transmetimit të energjisë elektrike në Shqipëri drejtohet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST sh.a), një shoqëri publike me 100% të aksioneve shteterore.



OST është krijuar me datën 14/07/2004, si rezultat i reformimit dhe ndarjes së Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, nga një shoqeri e organizuar vertikalisht me funksione të gjenerimit, transmetimit dhe Shpërndarjes së energjisë elektrike, në tre shoqëri të veçanta. OST kryen funksionet e Operatorit të Rrjetit të Transmetimit, Operatorit te Sistemit te Dispeçimit dhe Operatorit të tregut.  



OST garanton kapacitetet e nevojshme transmetuese për:  

  • (i) furnizimin e pa ndërprerë me energji elektrike të nënstacioneve të sistemit të shperndarjes (OSHEE) dhe konsumatorëve të energjise elektrike të lidhur direkt në rrjetin e transmetimit,
  • (ii) transmetimin e energjise elektrike të prodhuar nga burimet e vendit,
  • (iii) si dhe për tranzitet dhe shkembimet e nevojshme me vendet e rajonit.
 

OST zhvillon sistemin e transmetimit në përputhje me kërkesat afatgjata të furnizimit të vendit me energji elektrike, me planet e zhvillimit të burimeve të reja të energjisë elektrike dhe koordinon zhvillimin e rrjetit të interkoneksionit me vendet fqinje.  

OST dispeçeron sistemin elektroenergjetik nëpërmjet menaxhimit të flukseve të energjisë në sistem duke marrë parasysh realizimin e të gjitha shërbimeve ndihmëse që lidhen me qëndrueshmerinë e sistemit si dhe shkëmbimet me sistemet e tjera.  

Një rol i rëndësishëm ështe dhe ai i Operatorit të tregut të energjisë elektrike, funksionet e të cilit po zgjerohen gradualisht me hapat që po hidhen për krijimin e nje tregu të lirë të energjise elektrike në Shqipëri, si dhe integrimin e këtij tregu në tregun rajonal të energjisë elektrike.
Organet drejtuese të OST SH.A. janë  

  1. Këshilli Mbikqyrës
  2. Administratori
  Këshilli mbikqyrës përbëhet nga 6 (gjashtë) anëtarë të cilët emërohen nga Asambleja e Përgjithshme.  

Anëtarët:
  1.  Z. Pajtim Bello Kryetar
  2. Z. Ervin Mete Anëtar
  3. Z. Enkelejd Musabelliu Anëtar
  4. Z. Nikolla Lera Anëtar
  5. Z. Artur Lama Anëtar
  6. Z. Arben Dhima Anëtar
 

Kompetencat e Këshillit Mbikqyrës :

Këshilli Mbikqyrës emëron Administratorin e shoqërisë.   Këshilli mbikqyrës në cilësinë e organit mbikqyrës, kqyr vënien në zbatim të Politikave tregtare të shoqërisë dhe përputhjen e tyre me ligjin dhe statutin. Ai ka në kompetencë:  
  • të kontrollojë e të mbikëqyrë zbatimin e politikave tregtare të shoqërisë nga administratori;
  • të përgatisë, me kërkesë të Asamblesë së Përgjithshme, marrjen e masave, që janë në kompetencë të kësaj të fundit, tëi rekomandojë asaj vendime të nevojshme për tëu marrë, si dhe të zbatojë vendimet e asamblesë;
  • të thërrasë mbledhjen e asamblesë së përgjithshme, sa herë vlerësohet e nevojshme për interesat e shoqërisë;
  • të kujdeset që shoqëria të respektojë ligjin dhe standardet e kontabilitetit;
  • të shqyrtojë e të kontrollojë librat kontabël, dokumentet dhe aktivet e shoqërisë;
  • të sigurojë se pasqyrat financiare vjetore, raportet e ecurisë së veprimtarisë, si dhe detyrimet e tjera të raportimit e publikimit, të detyrueshme në bazë të ligjit apo statutit, të kryhen me saktësi nga administratori.
  • Këto dokumente duhet të miratohen e të nënshkruhen nga të gjithë e anëtarët e Këshillit Mbikqyres për tëiu paraqitur Asamblesë së Përgjithshme, së bashku me një raport të Këshillit Mbikqyres për miratim dhe një përshkrim për mbikëqyrjen e menaxhimit gjatë të gjithë vitit financiar;
  • të sigurojë se auditimi i librave dhe i regjistrimeve kontabël të kryhet të paktën një herë në vit nga një ekspert kontabël i autorizuar, i pavarur e raporti i auditimit, drejtuar asamblesë së përgjithshme, tëu vihet në dispozicion të gjithë anëtarëve të Këshillit Mbikqyres dhe administratorit. Raporti i Këshillit Mbikqyres, përmendur në shkronjën ëfë të kësaj pike, duhet të përmbajë edhe mendimin për raportin e auditimit;
  • te miratoje Programin vjetor dhe ndryshimet e tij, si dhe veprimtarine afatshkurter, afatmesme dhe afatgjate te Shoqerise te paraqitur nga Administratori;
  • të aprovojë hapjen e veprimtarive ose e njësive të reja (degë, përfaqësi etj brenda dhe jashtë territorit të Shqiperisë) sipas legjislacionit në fuqi;
  • të përcaktojë shpërblimin e administratorit;
  • të miratojë krijimin e shoqërive të reja dhe pjesëmarrjen në kapitalin e shoqërive të tjera brenda kufijve të ligjit sipas përcaktimeve të nenit 5 pika 5.1 të keëtij Statuti.

Z. Klodian Gradeci ka lindur në 07 Korrik 1975 dhe është banues në Tiranë.

Me vendim numër 28 datë 21.09.2017 të Këshillit Mbikqyrës të OST sh.a., Z. Gradeci është emëruar Administrator i OST sh.a.

 

Ai ka kryer studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike. Në vijim ka përfunduar studimet Pas-universitare në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe ka marrë titullin Master.

 

Z. Gradeci ka një sërë kualifikimesh dhe specializimesh pranë univeristeteve ndërkombetare, si Universiteti i Columbias, NY, Harvard University’s Center for International Development, Magis Social Political School, Pedro Arrupe Institution of Political Education and Center of Social Studies, Netherlands SGP dhe Clarion Training.

  Z. Gradeci ka një eksperiencë të gjatë, në sektorin e energjisë elektrike dhe gazit. Në këto vite eksperiencë në sektor ka dhënë kontribut në pozicione të ndryshme teknike dhe administrative: Klodian Gradeci Administrator – të cilat fillojnë me angazhimin e tij në pozicione drejtuese në sektorin privat dhe shoqërinë civile, që nga viti 2000 e duke vijuar me menaxhimin dhe drejtimin e projekteve të rëndësishme të financuara nga Insitucionet Financiare Ndërkombetare si, Banka Boterore dhe IDB .   Nga viti 2013 e në vijim Z. Gradeci eshte angazhuar në pozicione teknike drejtuese në Ministrinë e Industrisë dhe e Energjisë 2013- 2014 si Drejtues i Sektorit në Drejtorinë e Zhvillimit te Politikave Hidrokarbure në Ministrinë Energjise dhe Industrise; në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore 2014-2016 në pozicionin e Drejtorit në Drejtorine e Hidrokarbureve; në shoqerinë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike -“OSHEE”sh.a. 2016-2017 si Drejtor në Departamentin e Zhvillimit dhe Menaxhimit të Aseteve; nga Janari 2017 deri në Shtator 2017 Administrator i Operatorit te Kombinuar të Gazit Natyror – “Albgaz” sh.a.  

Objektivi i Z. Gradeci në karrierë është që të përdorë dijet dhe eksperiencën e gjerë menaxheriale dhe Inxhinierike në fushën e energjisë, me qëllim që të sigurojë rezultate të qëndrueshme dhe progres ekonomik dhe social si dhe për t’i shtuar vlerë dhe ofruar vizion institucioneve që operojnë në zhvillimin e këtij sektori. Me ambicien për të prodhuar arritje të prekshme, për të motivuar dhe inkurajuar të tjerët nëpërmjet përkushtimit dhe ndryshimit. Caktimi i Z. Gradeci, në drejtimin e Operatorit te Sistemit të Transmetimit vjen pas nje ekperience te mirëkrijuar në sektorin e energjisë dhe gazit. Z. Gradeci është i martuar dhe ka 2 fëmijë. Ai zotëron gjuhën Angleze dhe Italiane.

LOGO E VOGEL OST

Legjislacioni OST

Albanian