Deklaratë për shtyp lidhur mbi sasinë e eksplozivit të vendosur ditën e sotme, datë 18 Mars, në shtyllën nr. 65 të linjës dyfishe 400 kV, në afërsi të Fushë-Krujës.

Njoftim për punime mbi remonte te planifikuara, në datë 20/03/2019 nga ora 09:00 deri në orën 13:00 do te stakohet linja 110 kV Rrazhbull – Sallmone (Sukth)
March 18, 2019
Për punime mbi riparimin e nje peciellesi te demtuar, në datë 20/03/2019 nga ora 09:00 deri në orën 13:00 do te stakohet linja 110 kV Ulez – Rubik – Reps
March 19, 2019

Deklaratë për shtyp mbi sasinë e eksplozivit të vendosur ditën e sotme, datë 18 Mars, në shtyllën nr. 65 të linjës dyfishe 400 kV, në afërsi të Fushë-Krujës.

OST njofton lidhur me sasinë e eksplozivit të vendosur ditën e sotme,  në shtyllen nr 65, të linjes dyfishe 400 kV  Tirana 2 – Prizren dhe Tirana 2 – Podgorice,  në afërsi të Fabrikës së Cimentos, Fushë Krujë.

Në shtyllën nr 65, të linjës 400 kV dyfishe Tirana 2 – Prizren dhe Tirana 2 – Podgoricë, e cila ndodhet në afërsi te Fabrikës së Cimentos, Fushë Krujë është vendosur një sasi e konsiderueshme eksplozivi. Si pasojë e shpërthimit është shkatërruar njëra këmbë e shtyllës dhe shumë elementë mbajtës të saj.

Në vendngjarje ndodhen grupet e OST dhe Policia e Qarkut Durrës të cilët po hetojnë mbi ngjarjen. Fatmirësisht shtylla nuk është rrëzuar por theksojmë që rrëzimi i kësaj shtylle do të kishte pasoja shumë të rënda në sistemin elektroenergjetik shqiptar e për pasojë  do të kishim ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në të gjithë territorin e vendit.

OST po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për riparimin e dëmit të shkaktuar nga ky akt terrorist në linjën e cila furnizon me energji elektrike të gjithë konsumatorët e territorit Shqiptar.

Në vijim deklarata për shtyp e Zv. Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë z. Ilir Bejtja dhe Zv. Ministrit të Brendshëm z. Besfort Lamallari mbi ngjarjen e ndodhur.

 

 

 

Albanian
Facebook
Instagram
YouTube