Administratori

Skerdi Drenova

Administrator i OST sh.a


Diplomuar me titullin “Inxhinier Mekanik” pranë Universitetit Politeknik të Tiranës dhe specializuar për “Web Master” në Humber College në Toronto/Canada.

Z. Drenova e nisi karrieren e tij në vitin 1996 pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, si përkthyes i gjuhës angleze pranë grupit të konsulentëve të Bankës Botërore për të vazhduar më tej me një eksperiencë prej 18 vitesh (1997-2015) si drejtues i lartë në fushën e prodhimit, prezantimit, menaxhimit dhe implementimit të inovacioneve të medias televizive.

Për rreth 11 vite ka mbajtur postin e Zv/Drejtorit të Përgjithshëm në Televizionin Top Channel.

Në vitin 2015 merr detyrën e Kryeinspektorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës. Post i mbajtur me përkushtim deri ne vitin 2018.

Në datë 21.01.2019 me vendimin nr. 60/1 të Këshillit Mbikqyrës të OST sh.a., Z. Skerdi Drenova emërohet Administrator i OST sh.a.










Organet drejtuese të OST SH.A. janë  

  1. Këshilli Mbikqyrës
  2. Administratori
  Këshilli mbikqyrës përbëhet nga 6 (gjashtë) anëtarë të cilët emërohen nga Asambleja e Përgjithshme.  

Anëtarët:
  1. Z. Pajtim Bello Kryetar
  2. Z. Etjen Xhafaj Anëtar
  3. Z. Koli Bele Anëtar
  4. Z. Nikolla Lera Anëtar
  5. Z. Klodian Mene Anëtar
  6. Z. Arben Dhima Anëtar
 

Kompetencat e Këshillit Mbikqyrës :

Këshilli Mbikqyrës emëron Administratorin e shoqërisë..  

Këshilli mbikqyrës në cilësinë e organit mbikqyrës, kqyr vënien në zbatim të Politikave tregtare të shoqërisë dhe përputhjen e tyre me ligjin dhe statutin. Ai ka në kompetencë:  

  • të kontrollojë e të mbikqyrë zbatimin e politikave tregtare të shoqërisë nga administratori;
  • të përgatisë, me kërkesë të Asamblesë së Përgjithshme, marrjen e masave, që janë në kompetencë të kësaj të fundit, t’i rekomandojë asaj vendime të nevojshme për tu marrë, si dhe të zbatojë vendimet e asamblesë;
  • të thërrasë mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme, sa herë vlerësohet e nevojshme për interesat e shoqërisë;
  • të kujdeset që shoqëria të respektojë ligjin dhe standardet e kontabilitetit;
  • të shqyrtojë e të kontrollojë librat kontabël, dokumentet dhe aktivet e shoqërisë;
  • të sigurojë se pasqyrat financiare vjetore, raportet e ecurisë së veprimtarisë, si dhe detyrimet e tjera të raportimit e publikimit, të detyrueshme në bazë të ligjit apo statutit, të kryhen me saktësi nga Administratori.
  • Këto dokumente duhet të miratohen e të nënshkruhen nga të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikqyres për t’iu paraqitur Asamblesë së Përgjithshme, së bashku me një raport të Këshillit Mbikqyres për miratim dhe një përshkrim për mbikëqyrjen e menaxhimit gjatë të gjithë vitit financiar;
  • të sigurojë se auditimi i librave dhe i regjistrimeve kontabël të kryhet të paktën një herë në vit nga një ekspert kontabël i autorizuar, i pavarur dhe raporti i auditimit drejtuar Asamblesë së Përgjithshme, t’iu vihet në dispozicion të gjithë anëtarëve të Këshillit Mbikqyres dhe administratorit. Raporti i Këshillit Mbikqyres, përmendur më sipër, duhet të përmbajë edhe mendimin për raportin e auditimit;
  • te miratoje Programin vjetor dhe ndryshimet e tij, si dhe veprimtarine afatshkurter, afatmesme dhe afatgjate te Shoqerise te paraqitur nga Administratori;
  • të aprovojë hapjen e veprimtarive ose e njësive të reja (degë, përfaqësi etj brenda dhe jashtë territorit të Shqiperisë) sipas legjislacionit në fuqi;
  • të përcaktojë shpërblimin e Administratorit;
  • të miratojë krijimin e shoqërive të reja dhe pjesëmarrjen në kapitalin e shoqërive të tjera brenda kufijve të ligjit sipas përcaktimeve të nenit 5 pika 5.1 të këtij Statuti.

Sistemi i transmetimit të energjisë elektrike në Shqipëri drejtohet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST sh.a), një shoqëri publike me 100% të aksioneve shteterore.



OST është krijuar me datën 14/07/2004, si rezultat i reformimit dhe ndarjes së Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, nga një shoqeri e organizuar vertikalisht me funksione të gjenerimit, transmetimit dhe Shpërndarjes së energjisë elektrike, në tre shoqëri të veçanta. OST kryen funksionet e Operatorit të Rrjetit të Transmetimit, Operatorit te Sistemit te Dispeçimit dhe Operatorit të tregut.  



OST garanton kapacitetet e nevojshme transmetuese për:  

  • (i) furnizimin e pa ndërprerë me energji elektrike të nënstacioneve të sistemit të shperndarjes (OSHEE) dhe konsumatorëve të energjise elektrike të lidhur direkt në rrjetin e transmetimit,
  • (ii) transmetimin e energjise elektrike të prodhuar nga burimet e vendit,
  • (iii) si dhe për tranzitet dhe shkembimet e nevojshme me vendet e rajonit.
 



OST zhvillon sistemin e transmetimit në përputhje me kërkesat afatgjata të furnizimit të vendit me energji elektrike, me planet e zhvillimit të burimeve të reja të energjisë elektrike dhe koordinon zhvillimin e rrjetit të interkoneksionit me vendet fqinje.  

OST dispeçeron sistemin elektroenergjetik nëpërmjet menaxhimit të flukseve të energjisë në sistem duke marrë parasysh realizimin e të gjitha shërbimeve ndihmëse që lidhen me qëndrueshmerinë e sistemit si dhe shkëmbimet me sistemet e tjera.  

Një rol i rëndësishëm ështe dhe ai i Operatorit të tregut të energjisë elektrike, funksionet e të cilit po zgjerohen gradualisht me hapat që po hidhen për krijimin e nje tregu të lirë të energjise elektrike në Shqipëri, si dhe integrimin e këtij tregu në tregun rajonal të energjisë elektrike.

LOGO E VOGEL OST

Legjislacioni OST

Albanian