Transmetimin e energjise elektrike të prodhuar nga burimet e vendit
May 2, 2014
Zgjerimi 400 kV i N/Stacionit te HEC Koman
May 7, 2014

Aliquam adipiscing felis tincidunt eget, euismod pede eu cursus at, suscipit a, lorem. Morbi sodales wisi placerat eget, elementum eu, ullamcorper ac

Gjatë ditës së sotme u krye inaugurimi i përfundimit të punimeve të projektit “Unaza e Jugut të Shqipërisë”.

Projekti parashikonte fuqizimin dhe zgjerimin e rrjetit 110 kV. Projekti është financuar nga një kredi e Qeverise gjermane, nëpërmjet Bankes KfW me vlerë 49 milion Euro. Loti i parë përfshinte: Zgjerimin e N/stacionit 400/110 kV Zemblak me një transformator të dytë 400/110 kV, me fuqi 150 MVA dhe plotësimin e skemës primare të Nënstacionit. Vlera e kontraktuar e këtij loti ishte 4.6 milion Euro dhe u implementuar nga kompania kroate Konçar. Loti i dytë përfshinte: –      Ndërtimin e linjës 110 kV Ersekë – Përmet, 56 km e gjatë   –      Ndërtimin e linjës 110 kV Babicë – Sarandë, 104 km e gjatë   –      Ndërtimin e qarkut të dytë të linjës 110 kV Zëmblak – Korçë, 13 km   –      Rehabilitimin e linjave 110 Memaliaj – Këlcyrë – Përmet dhe Korçë – Ersekë, 105 km.   –      Zgjerimet respektive të impianteve 110 kV në N/st Babicë, Sarandë, Korçë, dhe punime rehabilituese në N/st Përmet dhe Memaliaj. Projekti ka një shtrirje mjaft të gjërë duke përfshirë pjesën perëndimore dhe atë lindore të jugut të Shqipërisë. Ndërtimi i linjës 110 kV Babicë – Sarandë, ka mbyllur në unazë një pjesë të rëndësishme të rrjetit elektrik 110 kV, duke plotësuar kriterin e rezervimit të furnizimit me energji elektrike në rast defekti në linjat e transmetimit, të një zone të gjërë që përfshin rrethet e Sarandës, Delvinës, Gjirokastrës e Tepelenës dhe gjithashtu garanton funksionimin e sigurtë të HEC Bistricë. Kjo linjë mundëson ndërtimin e nënstacioneve 110/35/20 kV Orikum dhe Himarë, që të shoqëruar dhe me zhvillimin e rrjetit 20 kV nga Operatori i Shpërndarjes,  do të përmirësojnë në mënyrë rrënjësore cilësinë e shërbimit të energjisë elektrike në një zonë me përparësi për zhvillimin e turizmit. Fuqizimi i nënstacionit 400/110 kV Zëmblak dhe zgjerimi i rrjetit 110 kV në zonën juglindore, gjithashtu ka mbyllur në unazë një pjesë të rrjetit ekzistues 110 kV. Në këto kushte krijohet mundësia e furnizimit të zonës Jugore, nëpërmjet fluksit të fuqisë që futet nga nënstacioni 400/110 kV i Zëmblakut. Për pasojë reduktohet fluksi i fuqisë që vjen nga linjat e largëta të rrjetit 220 kV, duke balancuar më mirë dhe vet unazën 220 kV të Jugut, që përbën një problem për sigurinë e furnizimit të një zonë të gjërë. Kalimi i linjës 110 kV në luginën e Vjosës do të krijojë mundësinë e lidhjes në rrjetin transmetues të një pjese të hidrocentraleve që do të ndërtohen në degët dhe rrjedhjen e sipërmë të këtij lumi. Projekti në tërësi është i justifikur nga eleminimi i energjisë së mosfurnizuar dhe nga përfitimi i madh që sjell në reduktimin e humbjeve të energjise elektrike. Fuqizimi i rrjetit 110 kV në zonën jugore, ka krijuar kushtet teknike për operim në paralel të linjës së interkonjeksionit 154 kV Bistricë – Myrtos, që deri më sot ka funksionuar vetëm në formë ishulli. Projekti do të vazhdojë me ndërtimin e dy n/st 110 kV në zonën e bregut të detit Jon: Orikum dhe Himarë, që janë në fazë tenderimi.

Albanian
Facebook
Instagram
YouTube