Skip to content

Njoftim për konsumatorët Shkodër

 

Për remont të planifikuar të linjës 110kV HEC Vau i Dejës – Shkodra 1,
në datën 20 Maj 2022 nga ora 08:00 deri në orën 16:00

 

OST sh.a. njofton se në datën 20 Maj 2022 nga ora 08:00 deri në orën 16:00 do të stakohet linja 110kV HEC Vau i Dejës – Shkodra 1. Si rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike nënstacionet Vau i Dejës, Rrenc si edhe disa zona:

Fshatrat: Mjedë, Shelqet, Pistull, Paçram, Stajkë, Bashkia Laç e Vaut të Dejës, Dush, Gomsiqe, Hajmel, Nënshat, Vig-Mnelë, Kaç, Naraç, Fshatrat: Renc, Guri i Zi, Juban, Rragam, Sheldi, Vukatanë, Kuç, Bardhaj.