Skip to content

Nis puna për zbatimin e Lot 1 të projektit strategjik “Ndërtimi i linjës së transmetimit me dy qarqe 220kV Tiranë-Rrashbull dhe Unaza 110 kV e Tiranës”.

Nis puna për zbatimin e Lot 1 të projektit strategjik dhe me impakt tepër të rëndësishëm për zonën e Tiranës dhe Durrësit “Ndërtimi i linjës së transmetimit me dy qarqe 220kV Tiranë-Rrashbull dhe Unaza 110 kV e Tiranës.
Projekt i financuar nga banka gjermane KfW në bashkëpunim me OST.

Lot 1 përfshin zgjerimin e Nënstacionit 220/110 kV Rrashbull, Nënstacionit 400/220/110 kV Tirana 2, ndërtimin e Nënstacionit të ri Tirana 3- 400/110/20 kV si edhe përforcimin e Nënstacioneve Tirana 1, Traktori dhe Selita.
Aktualisht po punohet në Nënstacionin e Rrashbullit ku dy Autotransformatorët e vjetër me fuqi 100 MVA janë duke u zëvendësuar me dy Autotransformatorë të rinj më të fuqishëm 220/110/20 kV me fuqi 150 MVA secili.

Ky projekt do të bëjë të mundur:

Rritjen e efiçencës së transmetimit të energjisë elektrike;
Reduktimin e humbjeve teknike të energjisë;
Reduktimin e numrit të defekteve, duke shmangur kështu ndërprerjen e energjisë për  konsumatorët.

WhatsApp Image 2022-05-04 at 11.38.15 AM