Skip to content

15 vite nga themelimi i KOSTT dhe 6 muaj nga operimi si zonë e pavarur brenda bllokut rregullues Shqipëri-Kosovë

 

Në datë 1 korrik 2021, Administratori i OST Skerdi Drenova ishte i pranishëm në ceremoninë e 15 vjetorit të themelimit të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike Kosovë.

Në kuadër të kësaj ceremonie u shënuan gjashtë muaj nga pavarësia e Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës nga Serbia dhe fillimi i operimit si zonë e pavarur brenda Bllokut rregullues Shqipëri-Kosovë, zonë sinkrone e Evropës Kontinentale të ENTSO-E, si një e arritur historike për sektorin e energjisë të Republikës së Kosovës.

Prezent në këtë ceremoni ishte Kryeministri i Kosovës Z. Albin Kurti, Përfaqësues Special i BE në Kosovë, Z.Tomas Szunyog, si dhe personalitete të tjera të larta shtetërore, të ambasadave të shteteve partnere në Kosovë.

Në fjalën e tij, z. Drenova përcolli dëshirën dhe vullnetin që OST dhe KOSTT kanë për të cuar përpara bashkëpunimin si dhe për të punuar fort për të ardhmen dhe për reformat në sistemin energjetik.

“Sfidat janë të mëdha por kënaqësia të ndeshemi me to është më e madhe”, theksoi z. Drenova.