Stakim të Zbarrave 110kV në N/Stacionin Rubik, në kuadër të implementimit të projektit të rehabilitimit, në datat  22/02/2019 -24/02/2019

Për stakim fidrash për instalimin e sistemit të matjes, në Fidrat 6kV të N/Stacionit Shkozet, në datë 22/02/2019 nga ora 08:00 deri në orën 16:00
February 21, 2019
Grupet e OST në Rajonin Verilindor, pavarësisht kushteve të vështira, duke punuar për eleminimin e avarive të shkaktuara nga moti i keq.
February 23, 2019

Stakim të Zbarrave 110kV në N/Stacionin Rubik, në kuadër të implementimit të projektit të rehabilitimit, në datat  22-24/02/2019

Në kuadër të implementimit të projektit të rehabilitimit të Zbarrave dhe Trakteve 110kV në N/Stacionin Rubik, nga data 22/02/2019 ora 08:00 deri në datë 23/02/2019 ora 07:00 do të stakohet dhe tokëzohet Transformatori 1 në N/Stacionin Rubik.

Në datë 23/02/2019 në intervalin kohor 05:00-07:00 do të stakohet dhe tokëzohet Transformatori 2 në N/Stacionin Rubik, ndërsa  në datë 24/02/2019 në intervalin kohor 05:00-07:00 do të stakohen dhe tokëzohen:  Çelësi 110kV i linjës Rubik – Reps, Zbarrat dhe Transformatorit 1 dhe 2 në N/Stacionin Rubik si dhe stakim i Çelësit 35kV i linjës Rubik – Rrëshen.

Nga veprimet operative në rrjetin e sistemit të transmetimit, do të mbeten pa energji elektrike në datat 23-24/02/2019 nga ora 05:00 deri në orën 07:00 N/Stacionet Rubik, Rrëshen, Kaçinar, Hec–i Ura e Fanit si dhe disa zona në rrethin e Mirditës.

 

 

Albanian
Facebook
Instagram
YouTube