Operatori i Sistemit te Transmetimit

Themelohet Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike - ALPEX - OST
October 8, 2020 Fabiano Shehu

Themelohet Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike – ALPEX

Më datë 5 tetor 2020 në Prishtinë, Administratori i OST z. Skerdi Drenova dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Kosovës z. Ilir M.Shala nënshkruan Marrëveshjen e Aksionarëve për themelimin e Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX) si dhe miratuan Statutin e saj.

Themelimi i Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX) shënon një standard të ri të operimit në sektorin e energjisë, i cili do të garantojë më shumë transparencë dhe konkurrencë në tregun e energjisë elektrike si dhe do të ndikojë në shfrytëzimin më efikas të kapaciteteve ndërkufitare dhe pritet që çmimi i energjisë elektrike do të ulet për qytetarët e të dyja vendeve.

Krijimi i ALPEX është në përputhje me politikat e Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës për liberalizim të tregut të energjisë si dhe një nga objektivat e paketës së tretë të direktivave të Bashkimit Evropian për themelimin e Tregut të Brendshëm Evropian të Energjisë Elektrike (“IEM”) si dhe të vendimeve të  arritura në kuadër të Procesit të Berlinit përkatësisht Samitin e Ballkanit Perëndimor në Vjenë për themelimin e operatorit (bursës) për operimin dhe rrjedhimisht bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike të Ditës në Avancë (DAM) dhe Brenda Ditës (IDM), në një treg rajonal dhe integrimin e tregut të energjisë elektrike Shqipëri-Kosovë nwpwrmjet procesit coupling.

Përveç tjerash ALPEX do të inkurajojë investime të reja në gjenerimin e energjisë elektrike dhe në rrjetet e transmetimit në Shqipëri dhe Kosovë si dhe shfrytëzimin më efikas të burimeve ekzistuese të energjisë në të dyja vendet.